Një përqafim për demokracinë (FOTO)

2 Dhjetor 2011, 14:41Politika TEMA
Një përqafim për demokracinë (FOTO)

Dy nga gratë më të famshme në politikën botërore u angazhuan për të sjellë demokracinë në Burma.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe liderja e opozitës në Burma, Aung San Suu Kyi, premtuan që të punojnë së bashku për të reformuar vendin e izoluar dhe represiv.

Pasi ato të dyja u takuan dy herë brenda dy ditësh, Suu Kyi tha: “Nëse do lëvizim bashkë përpara, jam e bindur se nuk do ketë kthim pas në rrugën drejt demokracisë”.

Por ajo shtoi: “Ne nuk jemi akoma në atë rrugë”.

Duke thënë se sa shumë e vlerësonte ajo angazhimin amerikan, zonja Suu Kyi bëri thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe dhënien fund të luftimeve ndëretnike.

Kurse Clinton i tha asaj: “Ju keni qenë një frymëzim dhe unë e di që ti po reziston për një vend që meriton të njëjtat liri e të drejta si çdo vend tjetër”.

Suu Kyi, laureate për çmimin Nobel për Paqen, mirëpriti vizitën e zonjës Clinton dhe paraprakisht përshëndeti reformat e ndërmarra nga qeveria e re e Burmas.

Vizita e zonjës Clinton është e para e një zyrtari të lartë amerikan në Burma prej 50 vitesh.

Clinton tha se lidhjet mes Burmas dhe Perëndimit do forcohen në rast se qeveria liron të burgosurit politikë, i jep fund fushatës brutale kundër minoriteteve dhe respekton ligjin e përmirëson kushtet e të drejtave të njeriut.

 

9 komente në “Një përqafim për demokracinë (FOTO)”

  1. LOLA says:

    Hilari Klinton je shume femer e thjeshte dhe klas e adhuroj kete femer qe nuk eshte perkulur para asnje gjeje eeehhhhhh te ishin te gjitha femrat politikane si kjo do ishte mrekulli fare

    1. Zonja Sekretare e SHBA Hillary R.Clinton, sado keto 4-vite nen Administraten Obama brodhe e u s’perdrodhe neper Bote (-se kete detyre ke-), perseri je shume shume larg ish-Sekretares Ollbrajt (nen Administraten e burrit tuaj Bill Clinton), por edhe te ish-Sekretares Raijs (nen Administraten e Bush Jr. Presidentit me NEGATIV te Historise se SHBA per vete SHBA dhe Boten). JU e nderuara Zonja Sekretare e SHBA dhe nje pjese e personelit tuaj ne US. State Dep. qe mbulojne Ballkanin dhe kryesisht Shqipfolesit ne Ballkan (Shqipetaret) i keni lene ne duar te Sllavizmit (dominimit Ruso-Serb), duke toleruar e pranuar Qeveri e Maxhoranca -qe vetem vjedhin e vrasin per te mbajtur pushtetin-, (Shqiperia ne vend te pare) te pa-votuara nga Vota e Lire e shumices se popullit. Pra; Nga Diktatura Bolshevike e para 1991, ne Diktaturen Mafioze te post-1991. “KU ISHIM ASGJEKUNDI O SHQIPETARE”, por edhe: “KJO ISHTE LOJA PER DEMOKRACINE SI ENDERR E JO SI REALITET O SHQIPETARE”.

  2. Tironci Lugano says:

    perqafim vetem per demokracine???

  3. Cakalli7 says:

    “demokracia” ne dore te bibave te shkuara ne moshe. e dime sa i ruhet amerikes per “demokraci”. ja shiko shqiperine, turqine, kosoven, libine, egjiptin e me radhe edhe e kupton cfare demokracije po shpien ne burma, demokraci alla pinocet.

    1. Ledi says:

      Kafesha7 te pelqen demokracia e janulles, prandaj urren demokracine Amerikane, po ik ore arixhi bej komente tek forumet greke

      1. Cakalli7 says:

        ledjana mor arapke e vogel, demokracia eshte pune kauresh ti ke sheriane

  4. Fyhreri says:

    Ajo mbas perdeve qenka si Liri Berisha,cte kete lypur valle aty ?

  5. oooo redaksia says:

    BIRMANI ose ish MYANMAR dhe jo BURMA, kjo e fundit nuk egziston.

  6. Vllazeni says:

    Dava lesbikesh hesapi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje