Shkodër, ekzekutohet 53-vjeçari, plagoset një tjetër

16 Dhjetor 2011, 20:33Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vetëm pak minuta më parë qytetin e Shkodrës. Mësohet se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri pranë shkollës së ndërtimit, në lagjen ‘Manush Alimani’.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Nush Gjerkaj, 53 vjec ndërsa ka mbetur i plagosur Shaban Pelingu, 60 vjeç.

Mësohet se viktima gjendej në një lokal, ku është qëlluar nga autori me një armë silenciator, duke shtënë 6 plumba mbi të .

Ndërkohë forcat blu po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./ora-news

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje