Shkon drejt shuarjes së plotë zjarri i rënë në një magazinë fishekzjarresh

21 Nëntor 2011, 18:31Kronika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një zjarr gjigand ka përfshirë një magazinë fishekzjaresh në Tiranë. Zjarri i madh ka rënë në një magazinë pranë kryqëzimit të Unazës së Re, në afërsi të tregut të zonës së Kombinatit në kryeqytet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar. Pas rreth tre orësh zjarri ka shkuar drejt shuarjes së plotë. Zjarri ka shkrumbuar edhe një shtëpi dhe dy biznese, ngjitur me magazinën.

Ndërkohë situata kaotike në qytetin e nxenesve ka mobilizuar te gjithe sistemin policor dhe zjarrefikes brenda dhe jashte Tiranes. Ne vendngjarje ka mberritur dhe ministri i brendshem Bujar Nishani si dhe deputete te majte e te djathte te cilet po monitorojne nga afer situaten.

 

8 komente në “Shkon drejt shuarjes së plotë zjarri i rënë në një magazinë fishekzjarresh”

  1. plaku says:

    Djema, me vjen keq por neve nuk jemi per fabrike fishekzjarresh. Ne nuk kemi idene nga rregullat e sigurimit teknik dhe sidomos te sigurimit kundrejt zjarrit. Neve duam te prodhojme dicka por pa investuar. Ne jemi te shtrenjte ne krunde dhe te lire ne miell.
    Uroj me gjithe zemer qe te mos kete te vdekur se edhe ata jane njerez si ne. Problemi eshte se ne duam te fitoje leke pa investuar. Ketu ne Zvicer perpara se te ngrene ndonje fabrike ose te hapin ndonje restorant bejne perpara Business planin ku llogariten te gjitha. Per shembull llogaritet mundesia e shitjes, konkurenca, investimet, trajtimi socjal i punonjesve ( menza, kantine,infermjeria etj ).
    Kurese ne Shqiperi behen fabrika etj. pa studime dhe ja se cfare ndodh.
    Me vjen me te vertete te bertas me te madhe, m.gj.se e di se nuk me degjon njeri. Kryeministri tregon se ka qejf pjeshkat e Lapardhase , populli e duartroket si i mare dhe Sala qesh i kenaqur si nje idiot.

    1. demigod says:

      Shqyr qe u dogj. Ky ishte nje lajm i mire. Me pak zhurma ne dhjetor. Se Shpellari i Shqiperise hoqi dhe taksen per importimin e fishekziareve.

      Ngado ku ta kapesh ket vend fajin e kane Shpellaret me kryetarin e tyre.

    2. beso says:

      plaku,me duket se nuk ke besim ne kapitalizem?Te ka rene morali?Bej shaka,se nje bie po qindra ngrihen..Ne fakt behet fjale per magazine,mesa kuptoj,dmth qe fishekzjarret vijne nga ndonje vend tjeter dhe aty magazinohen.Por,hah,te mbushesh nje magazine me lende te tilla shperthyese ne mes te qendrave te banuara,dhe me sasi te medha?Zakon shqiptar ky,shume ambicioz!Njehere nje miku im kishte nevoje per benzine dhe si te kam thene,ne kemi afer nje zone jashtedoganore(tax free)ku mbushim benzine me 1 euro/litrin,ndersa ne Itali eshte 1.60.Ky me kerkoi borxh benzine se ngutej dhe une i thashe te merrte tek serbatori im se kisha plot.Ky filloi me tuba dhe po pinte cigare,po thithte tubin ne nje ane dhe cigaren ne tjetren.”Ore,ç’a ben ti-i them-do na besh ndonje te pabere,se benzina shperthen”.-Jo mo,mos çaj koke se jam ujk i vjeter une..dhe vazhdonte akoma.Hoqa tubin dhe i thashe se miq jemi po une s’jam bere akoma koqe nga trute,se do linim koqen e namit.Ndersa per ta mbyllur,mbaj mend qe nje specialist i vjeter xhenjoje qe e kisha koleg ne shtab,ne’97 i shpertheu mina ne dore,kur po ç’aktivizonte siguresen dhe vdiq.Keshtu ma kane treguar se isha nderkaq ne mergim,Eksplozivet jane si qeni qe hane te zotin,e jo me te paditurit.Shendet plaku,a ka filluar dimri andej?

  2. Gjigandomania! says:

    Welcome to Albanistan 2011!

    Zjarr gjigand! Korrupsion gjigand! Politizim gjigand! Çmenduri gjigande! Plehra gjigande! Kurva gjigande! Bole gjigande!

    Vlera morale njerëzore JO gjigande!

  3. elona says:

    plako,ligjin e kane bere keta.e kane bere si te vendeve skandinave madje,po zbatueshmeria O.
    te vijne dhe inspektoriatet e ndryshme ,bejne sikur te inspektojne,marrin 20.000 lekshat e ikin te qete.kush rron e kush vdes,as qe duan tia dine asnje.po peshku qelbet nga koka,dhe eshte muhabet i gjate shume ky.po koken e kemi zgjedhur vete….e keshtu shkojme te kush e beri pula vezen,apo veza pulen?

  4. daja says:

    ishalla digjet korrupsioni

  5. Gjirokastriti says:

    Po bej avokatin e “djallit” mos valle u duhet ajo zone per ndertime?? Neser fillojne qe ato biznese qe shumica jane ushqimore duhet te largohen se rezikojne zonen etj
    Kishin kohe qe po I vijne verdalle asaj zone!!!!! Per ndonje qender tregetare

  6. filan says:

    cfare magazine fishekzjarresh.ishin nja 10 kuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje