Aksidenti, ish- presidenti Meidani del nga spitali

7 Tetor 2011, 09:37Kronika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ish-presidenti Rexhep Meidani ka lënë spitalin mëngjesin e sotëm pas aksidentit që pësoi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.  Meidani i cili u godit mbrëmë nga një biçikletë pranë banesë së tij teksa ishte duke ecur në këmbë ka dalë nga spitali por do të mbahet nën kontroll në shtëpi.

Ish-Presidenti Rexhep Meidani është shtruar mbrëmë rreth orës 22.00 në Kirurgjinë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Burime nga spitali bënë të ditur për Shekullin se politikani 67-vjeçar është aksidentuar pasi është goditur me forcë nga një biçikletë.

Incidenti mendohet se ka ndodhur  në afërsi të banesës së ish-presidentit Meidani. Ai është goditur  nga pas ndërkohë që ishte duke ecur në këmbë. Mjeti ngitej nga një vajzë ose grua, – sipas të dhënave të para.

Ish-presidenti është sjellë në Kirurgjinë e QSUT në mbrëmje vonë me një ambulancë të urgjencës dhe është shtruar në reanimacion.

Sipas mjekëve, z.Meidani ka thyerje dhe frakturë, por fatmirësisht nuk është goditur në kokë.

19 komente në “Aksidenti, ish- presidenti Meidani del nga spitali”

  1. Dj Acmed i kil you says:

    Nje pjese e femrave shqiptare nuk duhet te kene fare patente,,,,,,,,,nuk shohin rrugen vetem buzekuqin e cel. tu prit hamshorin e radhes,,,,,,,te lagja ime para i jave ishte fut ne lokal njona me gjithe makine.

    1. Andon says:

      se pari, per biciklete nuk duhet patente…
      se dyti, ti futesh dot me makine ne lokal? E pra ajo njona qenka e talentuar

  2. alban says:

    Dy ish presidente pesojne fatkeqesi brenda nje nate. Njeri duke na lene, tjetri duke thyer kokallet. Po per kete ish presidentin qe sot eshte kryeminister, kur do te degjojme ndonje lajm te tille?

    1. tourkofagos says:

      nuk bie rrufeja ne hale,por shpresoj se mbas Erdoganit e ka rradhen dhe Sali Berisha…….

      1. Obergruppenfuhrer says:

        Kur te vije dita edhe ty more qelbesire e zeze, gjithe Illiria do te hedhe valle! Ka per te qene feste kombetare.

    2. Landi- Sverige says:

      Alban. Ate po mendoja dhe une. Mos i erdhi radha edhe Atij?

  3. Andon says:

    Mos e ka rrahur e shoqja…

  4. Lili says:

    Zoti i merr ,po ngadale.Ramizin e la pa fryn disa vjete,meijdanin pa kemb disa vjete tash,edhe Berishen pa tru disa vjete tjera qe te gjithe ta din se cfare budalli kane ne krye te shtetit!Vdekja e shpejt eshte nje “grace” (bekim) qe keta nuk e meritojne!

  5. gimi says:

    dava jevgjish mos u merrni me kete se nuk ja vlen

  6. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

    mua ky person me duket pa vlere ne historin e shqiperise. Me shkoqur do te thoja : E po pastaj kujt i plasi.

    Me shume respekt kam per Moisiun sesa per kete KUKULL te Fatos Nanos.

    1. Majlinda says:

      Per shendetin, kjo ska lidhje me politiken, une do ti uroja sherim ish presidentit, por e vertete eshte qe ka qene nje president i mefshte, i pa afte per tu bere president, dhe nje vegel e Fatos Nanos dhe Ilir Metes. Nuk vuri ne plan te pare personalitetin e tij,Si pasoj vine dhe mbrapesite per Shqiperine sot, se ishte ky qe e la Sali Berishen te forcohej qe te vinte ne pushtet, sic erdhi me vota te vjedhura.Sa per Ramiz Aline- perkufizimi per ate njeri eshte “nje Uriah Hip” shqiptar, nje kameleon, qe shkaterroi Shqiperine me venien e Berishes si president. E njihte kush ishte ky njeri, dhe duke patur shpirtin e zi si katran, me shprehjen” qe pas meje le ti vihet zjarri”, e miratoi dhe e mbeshteti. Ne kemi patur mbi krye vetem njerez te keqinje per shqiptaret dhe Shqiperine. Emrat e tyre me mire te mos i kujtojme, te ngjallin neveri.

  7. Laterza says:

    Te shkuara zotit Mejdani dhe here tjeter kujdes me qenin se i trembw vajzat e shkreta me biçiklete gjithe ai qen pastor qe shetit natw per nate…

  8. Sinani says:

    Burime qe nuk duan te indentifikohen thone se zoti Meidani eshte goditur me biciklete nga Albana Vokshi e cila po ecte me shpejtesi!

    1. tg usa says:

      mua me thane mesila doda
      a ne ja futim kot ato kane vetura te shtrenjta

  9. beso says:

    me vjen vertete keq,po u dashka bere ndonjeçike pune prodhuese,se te shkosh ne reanimacion nga nje perplasje biçiklete eshte dhe per te qare dhe per te qeshur.Po shyqyr me aq.

  10. Aliko says:

    KJo eshte shenje e sigurt qe Saliu me nje menyre a me nje tjeter ka per tu hequr nga skena shqiptare. Ketij zoti ja dha fatkeqesine ne tru.

  11. veronika says:

    do lahej nje hale se keshtu eshte

  12. i drejti says:

    te shkuara z. xhepi.shuqyr qe qe e pakte.ti nuk duhet te ikesh nga bote pa mar -dekoraten-per nderin e math qe i bere bashke me nanon sales -rikthimin e tij ne politik cfar kerkoi populli cfar i dhuruat ju popullit-mostren sal.

  13. valbona says:

    ua cfare koecidenc dy ishe presidentet nje i vdekur nje i aksidentuar ,pace kemben e mbare i pari ta marre me veten salen se si njeri dhe tjetri kane nje emer te perbashket kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje