Krimi nuk është statistikë

26 Shtator 2011, 11:24Kronika TEMA

Mëngjesin e sotëm një person vdiq në një aksident automobilistik, një tjetër gjeti vdekjen ndërsa tentoi të vidhte një kabinë elektrike dhe më vonë dy të rinj gjetën vdekjen në një krim brenda familjes. Lajme të tilla rrallë bëjnë përshtypje. Ato tanimë janë një statistikë. Kështu ka qejf t’i etiketojë edhe ministri ynë i Brendshëm, që në një seancë dëgjimore flet për shifra krimesh sikur po flet për llogari në supermarket. Mirëpo krimi nuk është statistikë, vdekjet e katër të rinjve shqiptarë në një mëngjes vjeshte duhet të jenë alarm për këdo, edhe për ato që mendonin se me ikjen e gushtit do ikte dhe vala e krimit. Krimi nuk është statistikë, edhe pse statistikat e Nishanit nuk i beson kush. Krimi është klimë dhe nëse këtë klimë terrori e ndjejnë qytetarët, statistikat e Nishanit hidhen në kosh. Krimi është atmosferë, është frikë, dhe nëse këtë e ndjejnë qytetarët, atëherë jemi në situatë të rëndë. Krimi do analizë, do arsyetim, do parandalim. Krimi është pushtet, nuk janë shifra. E në rastin tonë krimi është në pushtet.

2 komente në “Krimi nuk është statistikë”

  1. popolo di Tirana says:

    …prandaj mos prisni qe analizen e krimit ta bejne vete kriminelet.

  2. Obergruppenfuhrer says:

    Ne njeren nga keto dite do te shkruhet ne gazete “U gjeten te perdhunuar dhe totalisht te hapur nga pas, turkoFAGGOT Janis dhe apokalipsis Anastas. Krimi u krye nga 5 jevgjer etiopiane”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje