Sot asnjë lajm tronditës nga drejtësia

30 Korrik 2011, 19:16Kronika TEMA

Nuk kalon asnjë ditë pa një lajm tronditës nga drejtësia shqiptare. Sot për fat është fundjavë dhe nuk ka asnjë të tillë.

Kështu, një ditë më përpara u mor vesh se një biznesmen i akuzuar për skandalin e naftës virgine, ku pleksen interesat e njerëzve të kryeministrit në polici, është arratisur. Gjykata kishte vendosur masën liri me kusht, por kur policia nuk e ka gjetur biznesmenin Hajri Elezi kur ka shkuar në banesën e tij. Disa media thonë se pronari i Euroil mund të jetë larguar nga vendi.

Një ditë përpara kësaj, Gjykata e Lartë rrëzoi thuajse të gjithë procesin hetimor të prokurorisë për 21 janarin, duke i nxjerrë të pafajshëm gardistët. Sipas saj, ata kanë qëlluar, por nuk ka prova se kanë goditur trupa njerëzish.

E kështu një ditë lirohet një trafikant i shumëkërkuar turk, një ditë tjetër mësojmë se një tjetër i dënuar në Itali vjen këtu e përfiton dënim qesharak, një ditë mësojmë se si Ilir Metës po i bëhet gjyqi sipas dëshirës së tij, një ditë se si vidhen votat, etj.

Mund të thuhet pa frikë se drejtësia është në gjendjen e saj më të rëndë. Plumbin e fundit, atë që e vrau përfundimisht, e mori pas zgjedhjeve të vitit 2009. Më përpara edhe mund të flitej për ndonjë përpëlitje. Tani ajo ka vdekur. Nëse para vitit 2009, kryeministri çirrej për standardin e drejtësisë, tani nuk flet më asgjë. E ka varrosur përfundimisht.

3 komente në “Sot asnjë lajm tronditës nga drejtësia”

  1. tourkofagos says:

    hahaha,,,,nje burdhelo e vertete!!!!

  2. durrsaku i vjeter says:

    E qe kur u be ky milet otomanesh per te pasur institucione te pavarura. Teper i ka dhe keta xhonturqit ne krye.

  3. geno says:

    O TEMA, nuk ka lajme sot nga drejtesia se kane marre lejen, kane shkuar te bejne qejf me milionat e kane vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje