Një i burgosur ka gjetur vdekjen gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Fushë Krujës ndërsa viktima mësohet se është Haki Abazi, 55 vjeç.
Mësohet se viktima kishte ndjerë dhimbje dhe kishte kërkuar ndihmë. Pavarësisht ndërhyrje, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Abazi vuante nga tensioni i lartë dhe dyshohet që vdekja e tij të jetë shkaktuar pikërisht nga kjo gjë. Ai ishte dënuar me 7 vjet burg për mashtrim.