Fier, djali me probleme mendore vret babanë

5 Prill 2011, 15:43Kronika TEMA

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Fierit, kur një 42-vjeçar ka vrarë të jatin e vet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Mbrostar Ferko”, ndërsa autori është Aleko Rrapi.

Policia bëri me dije se ky i fundit ka qëlluar me thikë brenda në shtëpi të jatin 74-vjeçar, Koli Rrapi, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 42-vjeçari është me probleme mendore. Është e dyta herë brenda pak ditësh, kur njerëz me probleme mendore kryejnë vrasje macabre në Fier. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër person me probleme mendore vrau një fëmijë 9 vjeçar.

Lini një Përgjigje