Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme për mosdeklarim në afat pa shkaqe të arsyeshme ligjore, si edhe për shkelje të rregullave të deklarimit të interesave private. Inspektorati i Lartë, i cili aktualisht po zhvillon kontrolle në të gjithë institucionet publikë për respektimin e kërkesave ligjore mbi deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave, ka evidentuar dhe ka aplikuar masën administrative “gjobë” për 12 zyrtarë, të cilët nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj për plotësimin e deklaratës “Pas largimit nga funksioni”. Gjithashtu, ILDKP ka aplikuar masën ndëshkuese “gjobë” për 2 zyrtarë të tjerë, pasi gjatë kontrollit të kryer mbi deklaratat e tyre të interesave private, janë evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë.
LISTA E ZYRTARËVE TË GJOBITUR
Për shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë
1. Mexhi Salliu- Kryetar, Komuna Sinaballaj
10.000 lekë
2. Gjek Cali-Kryetar, Komuna Balldre
10.000 lekë
Për vonesa në deklarim, pa arsye ligjore
1. Julian Ahmeti- Ish-Përmbarues, Tiranë
25.000 lekë
2. Laureta Bejkosala- Ish-Regjistruese, ZRPP Vlorë
25.000 lekë
3. Ermira Mhilli- Ish-Përmbaruese, Shkodër
25.000 lekë
4. Qazim Tepshi- Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme
25.000 lekë
5. Martin Tusha- Ish-Përmbarues, Pukë
25.000 lekë
6. Ani Dasho- Ish-Dr. i Përgjithshëm, Min.Financave
25.000 lekë
7. Mehmet Çërraga- Ish-Përmbarues, Elbasan
25.000 lekë
8. Aida Seseri- Ish-Drejtoreshë, MPPTT
25.000 lekë
9. Sami Vrapi- Ish-Doganier, Tiranë
25.000 lekë
10. Eugen Hoxha- Ish-Doganier, Bllatë
25.000 lekë
11. Ilirjan Beqiraj- Ish-Doganier, Kakavijë
25.000 lekë
12. Aleksandër Sallabanda- Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme
25.000 Lekë
Comments are closed.
qenkeni keputur ne b… me keto gjobat…kta njerez duan denim shume me te madh…….
Tamam jane keputur ne b…… Keta njerez kete gjoben e kane si pare xhepi per kafen e mengjesit ?
Kjo eshte lufta kunder atyre qe sju binden ligjeve,te qeverise komuniste te sekretarit byrose,me nj qjobe qesharake done te mashtroje popullin.Me kyte ILDKP done te na binde sekretari se po ndeshkon hajdutet.Jo sh sekretare ju e hajdutet tuaj jeni,diten per diell,me gjithe ate pake ju ka mbetur qe ti pergjgjeni drejtesise,ashtu sic e meritoni.
Me kete gjobe, as une nuk shkoj e deklaroj pasurine, me mire paguaj gjoben. Jo se kam shume per te fshehur, po do me vinte turp me aq sa kam per te deklaruar, ha ha