Bosi i “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino, është ekstraduar drejt Italisë. Prudentino është ekstraduar nga Aeroporti i Rinasit, nën masa të rrepta sigurie. Prudentino akuzohet nga Gjykata e Leçes si kreu i një grupi kriminal, që merrej me trafik droge dhe veprimtari të tjera kriminale. Prudentino prej vitesh jetonte në Shqipëri, ku dhe zotëronj një sërë biznesesh. Në bizneset e tij flitet se është i përfshirë edhe kunati i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.