Tre anëtarë të një familje shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh Patrën me Athinën. Viktimat e aksidentit janë dy bashkëshortët Haxhi dhe Shqiponja Malaj, si dhe vajza e tyre 5-vjeçare. Mësohet se familja shqiptare po udhëtonte drejt Shqipërisë për festat e fundvitit. Nga aksidenti ka humbur jetën edhe një 25-vjeçar grek, i cili mendohet se ka qenë dhe shkaktari i aksidentit të rëndë.