Aksidentet rrugore, katër persona humbasin jetën

11 Dhjetor 2010, 09:45Kronika TEMA

Aksidentet rrugore kanë shkaktuar vdekjen e katër personave, dy prej të cilëve në territorin grek. Këta të fundit kanë humbur jetën 5 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës. Automjeti tip “Toyota”, i drejtuar nga Jorgo Loci, rreth 40 vjeç, nga Lefterhori i Delvinës, është përmbysur dhe si pasojë të dy prindërit e tij në moshë të thyer kanë humbur jetën. Vet drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Aksidenti i dytë i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, dy kilometra larg fshatit Mashkullor, rreth orës 3 të mengjesit. Viktimat janë Adrian Mamo, 28 vjeç, nga Gjirokastra dhe Altea Hoxha, 22 vjeç, studente nga Burreli. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy të rinjtë.

Lini një Përgjigje