Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama gjatë takimeve të zhvilluara me Njësitë e specializuara kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, u ka kërkuar atyre rezultate më të dukshme në luftën ndaj korrupsionit. „Znj. Ina Rama, duke shprehur dhe mbështetjen e plotë ndaj Njësive të specializura, theksoi se tashmë ky suport duhet të materializohet me një produkt më të dukshëm të punës që po zhvillohet nga këto njësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik është jo vetëm një prioritet i Prokurorisë, por edhe një çështje sensitive në opinionin publik, ndaj Njësitë e specializuara duhet të jenë më proaktive në punën e tyre duke u orientuar të nisin hetime kryesisht për çështje të ndryshme sipas dinamikës së ngjarjeve,“ thuhet në një deklaratë të Prokurorisë.
Në njoftimin e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se kërkohet më shumë punë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët janë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Shpesh ndërkombëtarët kanë kritikuar nevojën e bashkëpunimit më të mirë mes prokurorisë dhe policisë.
“Në këtë aspekt një theks i veçantë iu kushtua rritjes së rolit të oficerëve të policisë gjyqësore pranë këtyre njësive në sigurimin e informacioneve për veprat penale të veprave të korrupsionit dhe krimit financiar çka mundëson dhe rritjen e efikasititetit të një analize më profesionale të materialeve që vihen në dispozicion dhe nisjen e proceseve penale për këto raste,“ thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Comments are closed.
Ka edhe femra te lindura per prokurore, ndersa Saliu I.Ramen e vuri ketu s’e s’ka kurajon per te gjykuar
njelloj ata pushtetare qe dalin ne gjyq edhe per vjedhjet me te vogla.
mendon se genjen njerzit me keto deklarime, joooo zonje, jooo, shum akuza , duke filluar nga gerdeci, nga rruga durres -kukes, per korupsionin e bizneseve te fazllic, dhe sa e sa qe po ti numeroj , nuk me del as formati as koha, ti je nje intrigante dhe shum hipokrite, nese doje ta beje pune tende si duhet , ishin krejt ndryshe , vendim, marrjet dhe ata qe kane shkelur ligjin dhe kane mbjell , korrupsionin.. ndaj ik dhe leri njerzit rehat, se ta njofen dhe ty surratin…
Koha relativisht e gjate ,ne kete detyre ka vertetuar se Institucioni i prokurorise , ne rrastin me fatlum nuk funksionon dhe ne realitetin eterenit funksionon shume keq. Midish shume te tjerave permend rrastin e fresket te prokurorit Shtylla , i cili nuk u mbrojt nga institucioni , te cilit i sherbeu me perkushtim . C’do te presesh nga kyj institucin dhe kjo titullare , kur nuk arrijne te mbrojne punonjesit e tyre , Ka shume kohe , qe kyj institucion i rendesishem i shtetit quhet i mbaruar .
Mos prisni ndonje rezultat konkrete nga turshite e Prokurorise se Pergjithshme,do tjerrin lesh nga mengjesi deri ne mbremje.Mungesa e kurajos,burracakeria,frika,morali i dhjere ,jane disa nga cilesite qe karakterizojne keta burra e gra,qe ngrefosen ndaje popullit te thjeshte,ndersa ndaj pushtetareve dhe mafias politike,dridhen dhe mbushin poturet.Keta pra,jane ata,qe do luftojne korrupsionin shteterore.
Ngelen duke futur ne burge ca police ne rruge,e ndonje te vobeket qe s’ka mbeshtetje politike.Kjo eshte Prokuroria sot,nen dirigjimin e “bukoroshes se fjetur”.
Zonja Rama, jo vetem qe nuk mund te besh asgje ndaj korrupsionit, sepse edhe vet je e prekur prej tij, por edhe sikur te kesh vullnetin, le te mendojme per nje moment sikur, nuk te lene te tjeret, se ta kane vene kufirin tek thana prej kohesh. E vetmja gje e mire qe mund te besh, ose te fillosh pune si playboy, ose te heshtesh, mbase keshtu te del me mire. Turp! Cfare u meson njerezeve qe ke perreth apo atyre te familjes? Ke nje rast te mire te pasurohesh edhe ti si kryeministri i Gerdecit, si Luli i rruges Durres-Kukes, si Ilir Meta, kokekatrori i LSI, si Koqedashi, e shume te tjere qe nuk ka te sosur.
Prokurorja jon mban nje dore ne” bakllava e tjetren ne revani”.RRuaj zonje sa te mundesh ekure te plotesosh 4 vjetet gjej ndonje qoshe te rehateshme.ta ka ba zoti rrisk.Posi nuk epa nje prokurori E TERE se po kalonte afati ligjor per z.BASHA?????NESE DIKUSH NEGLIZHOJ,A U PERBALLUA ME LIGJIN PERSONI PERGJEGJE, A PO E BERI ME BEKIMIN E K/PROKURORES???.ZOTI NA RUAJT NGA KETA “COBAN” TE LIGJIT.ME NJE PROKURORI TE TILLE KURRE NUK BEHEMI SHTET!!!..