Policia shqiptare kërkon sqarime nga Greqia për kthimin e qytetarëve

16 Dhjetor 2010, 12:14Kronika TEMA

Në një deklaratë të publikuar sot nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se një zyrtar i lartë i saj po takon autoritetet greke pas problemeve që janë hasur në kalimin e qytetarëve.

Më poshtë deklarata e plotë që sqaron se vetëm 179 qytetarë kanë kaluar kufirin me pasaportë biometrike.

“Edhe gjatë ditës së sotme, datë 16.12.2010, ka vijuar lëvizja e shtetasve shqiptare që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike. Procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku ka pasur moskuptime, ka shkuar Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin, Z. Pëllumb Nako, i cili do të zhvillojë një takim pune me përfaqësuesit e Policisë Greke, me qëllim koordinimin e veprimeve në mënyrë që procesi të jetë sa më normal.

Nga mëngjesi i ditës së sotme në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 179 shtetas shqiptarë.

Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 115 shtetas.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 17 shtetas shqiptarë.

Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 18 shtetas.

Ndërkohë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 29.”

4 komente në “Policia shqiptare kërkon sqarime nga Greqia për kthimin e qytetarëve”

  1. EDDIE says:

    Po kta greket kurre sna kan dash neve e kur skan per te na dashur, europa i ka liberalizuar vizat kurse kta se zbatojn ligjin hajde dhe thuaj pastaj qe na duan Greket neve pastaj…..

    1. d.gorezi says:

      Na duan femrat greke,kjo mjafton

  2. Epirioti says:

    O gazetare! Lerini nje dite lajmet politike e dilni ne balline me sqarimet per te livizur ne Europe. Kjo puna e kalimit pa viza eshte bere thike me dy presa, sepse nga mossqarimi njerezit mund tu pritet e drejta e hyrrjes ne Europe per 5 vite e per kete prape do kene faj gazetaret qe nuk kryejne detyren qe paguhen, te informojne, sqarojne, analizojne, denoncojne. Mos prisni nga politikanet se ata akoma nuk e kane hequr rregullin e te mosqenit te pergjegjshem per ato qe thone e per ato qe bejne. Sqaroni rregulloren e parlamentit se ata idiote po marrin shqiptaret ne qafe nga urrejtja qe kane per popullin e tyre, po qajne tani qe njerezit fituan nga Europa pak barazi levizjeje si edhe ata.

  3. enovl says:

    kuptoheni … rruga per ne europ, per shqiperine ,nuk kalon nga greqia, sepse greqia eshte nje vend aziatik , jo europian , greket jane komb qe ja fusin dhe robve te shpis tyre, o njerez jane plera , ju komentoj nje barsalet greke, ishte nje djal , dhe priste te dashuren , ajo po vonohej , e pyet e motra , i thot cfare pret, mund ta di , i thot i vllai ja po pres te dashuren dhe nuk po vjen , ehhhhh, i thot e motra paskemi te njejtin problem , dhe mua po me vonohet dashnori, po edi cke ti, eja dhe ……… pasi nxoren syte vlla e moter , keta grek plera , i thot e motra , e paske me te madh se babai, ja pret i vllai .. ke te drejt keshtu me thot edhe mamaja, ja keta jane greket…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje