Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari, dy të akuzuarit kryesor për tragjedinë e Gërdecit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Gjykata e Tiranës ka shpallur moskopetencë në lidhje me kërkesën e tyre për lirimin nga burgu. Delijorgji dhe Pinari pretendojnë se kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye kanë kërkuar lirimin e tyre nga burgu. “Nuk është kompetencë e saj për të shqyrtuar këtë cështje për sa kohë që lidhur me këtë vendim është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë”, ka deklaruar kreu I trupit gjykues, Gerd Hoxha.
Comments are closed.
Edhe nje student i vitit te pare te juridikut e di qe Gjykata e shkalles se pare nuk ka kompetence perderisa eshte bere rikurs per kalimin e afateve te paraburgimit ne Kasacion. Por ky rikurs nuk e pengon Gjykaten e pare qe te vazhdoje shqyrtimin e ceshtjes. Derisa nuk vazhdohet me shqyrtimin e ceshtjes eshte vendosur nga Padrinot qe ata do te dalin nga burgu, mos te kini dyshim. Boll me me kete proces farse. Po mundohen ti mbushin mendjen publikut qe gjykata po ben gjithcka per ti mbajtur ne burg, por kete vetem nje naiv e beson.