Rikthehen tritolvëniet ndaj shtyllave të tensionit të lartë në Shqipëri. Një sasi e konsiderueshme tritoli është ka shpërthyer në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Bubq të rrethit të Krujës.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar rëndë linja e tensionit të lartë 220 kv duke lënë pa energji disa fshatra.
Policia dhe grupe të anti-terrorit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet proceduriale për zbardhjen e saj. Ndërkohë që për momentin mbetet mister autori apo autorët e vënies së sasisë së tritolit.
Sipas dëshmisë së banorëve të këtij fshati, janë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme në harkun kohor të 5 minutave. Si pasojë e shpërthimit, banorët e këtij fshati, që ndodhet në afërsi të Rinasit, kanë mbetur pa energji elektrike.
Edhe pse nuk dihen ende autorët e këtij veprimi, ekspertë të policisë dhe të KESH janë mbledhur në vendngjarje për të hetuar.
Drejtori i OST-së, Sokol Ramadani në një komunikim telefonik për News 24 deklaroi se dëmi që është shkaktuar në këtë shtyllë është tepër i madh dhe zonat që do vujnë mungesën e energjisë do të jenë disa.
“Linja 13-14 është linja e dytë më e rëndësishme në sistemin energjetik shqiptar që furnizon zonat nga Komani në drejtim të Elbasanit”
Duke deklaruar se bëhet fjalë për një ngjarje të paramenduar, Ramadani kërkoi që policia të zbardhë ngjarjen.
“Është një shtyllë 80 tonëshe në tokë, është një dëm i madh. Duket si një rast i paramenduar. Forcat e punës janë në gadishmëri të plotë dhe po punohet për riparimin e saj. I takon policisë të merret me hetimin dhe të zbardhë ngjarjen”,- theksoi drejtori i OST-së.
“TCH-NEWS 24”
Comments are closed.
Nje keqberes, kriminel apo vrases nuk ka asnje pune me shtyllat e tensionit te larte apo te ulet. Pra, kush mund ta kete bere. A thua banoret e zones se u ikin dritat ndonjehere. JO, nuk eshte motiv aq madhor, aq me teper qe kane drita plot dhe nuk kane ndermend te paguajne edhe per 100 vite te tjera. Ta kete hedhur ndonje i dehur apo i papergjegjshem, nuk duket e besueshme se kerkon pune me profesionalizem. OOO fjala profesionalizem me con ne nje llogjike tjeter. Kush ka specialista??!! Vete shteti ka gjithe mjetet e duhura per te ndertuar dhe shkaterruar pa u marr vesh fare nga populli. Po pse ta beje shteti??!! Ajo eshte linja qe sjelle energjine nga Komani ne Elbasan nga ku shperndahet gjithandej. Lumenjte jane plot, energji plot, KESH, OST dhe CEZ po vjelin para te shumta. Por, nuk po fiton plaku Mere, Sala do % e gjobes se tij. Si ta fitoi ai kete??!! Po ja, hedhe ne ere shtyllen e tensionit te larte duke e ditur qe zevendesimi i saj kerkon nje muaj kohe me e pakta. Therret Fasllicin me kushurinjte ne Beograd e i fillojne nje shitje eksporti te parregjistruar te energjise qe per nje muaj i jep 2-3 milione Euro vetem xhepit te Berishes. Nese gjendet ndonje autor tjeter me nje motiv tjeter une terhiqem e i kerkoje ndjese Sales vetem per kete shkrim. Por, mafia shteterore e lidhur ngushte me mafian serbe shteterore dhe ilegale tashme po kalon ne akte te pastra terroriste. Ku do e ndalesh ate vrap gerdalle o qelb i kombit?!
SHOKU VORIOEPIRIOTI, SPECIALISTA KA DHE NE KRAHUN TJETER,BILE ME SHUME.
A PATI THENE I NDJERI PJETER ARBNORI: ATA JANE SPECIALISTA E JO SOCIALISTA?
Qe sonte do fillojme te shohim gallate.Krieministri Sali Berisha dhe Zevendeskrieministri Ilir Meta,nuk po merren vesh ne pazarin e shitjes se energjise elektrike .Filluan me dinamit biznesit ekskluziv te tyre,per te vazhduar me dinamitin ke portat e vilave te tyre.Kush do ta haje njeri tjetrin?Kokethumbi apo Kryemadhi?
Te presim dhe te qesendisim….
HA HA HA HA DO ZOTI TE SHPTOJNE SHQIPTARET
kllouni ka nevoje per tym te largoje vemendjen nga hajdutlleqet dhe deshtimet e qeneferise
Deri tek argumenti jam me Ju,zoti Epirioti,pa asnje medyshje.Por ne lutjen tuaj per vrapin e Dr.Tyryryse nuk ju pranoj;vrapin e tij qe 20vjet duhet ta ndalim NE.,pa u vonuar me.Kostua e tij ne pushtet eshte cdo dite destabilizim e rrenim per Shqiperine.
Keshtu ndodh vetem ne ato vende dhe te ata popuj qe e kane humbur dinjitetin e krenarine njerezore e kombtare. Qe nuk e njohin atdheun si te tyre dhe qe ju mungon edhe fija me e shkurt e ndjenjes se perbashkesise dhe e te qenit nje Komb. Cilat jane arsyet e ketyre qe permenda le ti gjejne politikanet…
Zoti na ndihmofte…
Kujdes uturakun,ti ore,se ate detyre te ka ngarku partia meme.Mbaj utorakun pas bythes se Saliut ti,se helbete si plak qe eshte edhe po i shpeton ca si shpesh.Ja sa ti kaloje diarreja zotit Sali dhe do te pranohemi edhe ne si gjithe te tjeret ne BE
po ne prandaj sna pranon evropa more se ja se çbejme….
la tja bejme qejfin vetes sa te duam por asnje nuk na do
si ka mundesi qe asnje nga vendet qe kemi rrotull nuk na do???
si e shpjegoni ju kete?