Disa nga agjencitë më të njohura e më të mëdha në botë kanë pasqyruar lajmin e dorëheqjes së Ilir Metës. Në një raport të saj, agjencia Reuters thotë se korrupsioni ka penguar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Agjencia shkruan se Brukseli i refuzoi Tiranës statusin e kandidatit duke i bërë thirrje që të luftojë korrupsionin. Sipas saj, Brukseli ka bërë thirrje për hetim mbi këto akuza.
Reuters shkruan se Berisha e quajti manipulim videon, “por kjo mënyrë mbrojtje është dobësuar për shkak se në televizion është transmetuar videoja e plotë”. Reuters thotë se në emision, Dritan Prifti ka bërë akuza të tjera ndaj Metës, përfshi atë që po pengon privatizimin e Albpetrolit, për shkak se kërkon të abuzojë me tenderat që zhvillon ai.
Prifti ka deklaruar se ka të tjera video.
Comments are closed.
Tiranes do vazhdoje ti refuzohet statusi deri sa te shporren gjithe kjo skote e korruptuar e Sali Berishes.Pastaj flasim,per skaljonin e dyte .Por te iki i pari Saliu,se lehtesohet puna e shqiptareve shume,gjithe te tjeret jane shummme shume te vegjel para ketij “Mamuthi” te korupsionit qe ka zene zgjyre,tash 20 vjet…