Nisin protestat e përditshme ndaj Metës, kërkohet dorëheqja e tij

13 Janar 2011, 11:47Kronika TEMA
Nisin protestat e përditshme ndaj Metës, kërkohet dorëheqja

Qindra qytetarë janë mbledhur dhe kanë protestuar përpara Ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar dorëheqjen e Metës. Protesta ishte organizuar nga Lëvizja Mjaft. Kjo protestë pritet të vazhdojë çdo ditë në orën 12:00. Në protestë kanë folur gazetarët Mustafa Nano, Andrea Stefani e Mero Baze. Nano tha se opozita shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të larguar këtë qeveri. Në rast të kundërt, Nano tha se kjo opozitë duhet të ndryshojë lidershipin që nuk është në gjendje të rrëzojë një qeveri të korruptuar në këtë masë. Kurse Andrea Stefani tha se duhet protestuar e larguar ky ministër sepse nëse mbahet në pushtet, vendi rrëshqet përfundimisht në diktaturën e korrupsionit.

Gazetari Mero Baze u tha protestuesve se “të gjithë pamë se çfarë pazaresh bëhen brenda dy minutash nga Meta.” Sipas tij, kushedi çfarë pazaresh bën Berisha, Shkëlzeni, Argita e mbesat e Berishës për dy minuta. “Ndaj është e nevojshme që të mos i lëmë asnjë minutë më tepër në zyra,” tha Baze.

Protestuesit u shfaqën të irrituar në disa raste. Ata dogjën portretin e Metës dhe hodhën vezë në drejtim të godinës.

Më poshtë jane fotot nga protesta:

7 komente në “Nisin protestat e përditshme ndaj Metës, kërkohet dorëheqja e tij”

  1. Nabukodonosor says:

    Bravo.Te pakten dikush proteston.

  2. arsen says:

    Te pakten levizja Mjaft, e beri te sajen! Bravo!
    Ilir metes i duhet bere si Luan rames, kur ishte minister i brendeshem dhe rrahu gazetarin…
    Shoqeria civile duhet ta mbaje te rrethuar ate Ministri, derisa Iliri te shkoje e te punoje ne shtepi.
    Sa per godinen e LSI-se mendoj se nuk kane vepruar mire.
    Partia LSI nuk eshte vetem e Ilir Metes.

  3. tiranare says:

    Na ish njehere nje burre i martuar. Gruan ja perdhunon nje hajdut. Burri i martuar e hedh ne gjyq. Pasi perfundojne hetimet ( reth 5-6 muaj ), ata paraqiten ne gjyq. Gruaja tashme kish mbetur shtatzene. Gjykatesi, i cili ishte i korruptuar prej hajdutit, e pyet burrin e demtuar.” Une nuk shoh ndonje fakt zoteri. A ke te tille te me bindesh?”
    Dhe burri i pergjigjet: “Fakti ishte brenda, zoti gjykates, dhe tani duket tek barku i gruas sime, por qe do te mare jete per 3-4 muaj. A do me fakte te tjera?” e pyet burri ne fund.

    1. tiranare says:

      Ne rolet kryesore:
      Burri I martuar- populli
      Gruaja – jeta e perditeshme e popullit.
      Hajduti – Qeveria.
      Gjykatesi – Sistemi I drejtesise.

  4. Flamurtari says:

    Dihej qe nga martesa e pecudnuar Berisha – Meta do te lindte kjo moster: korrupsioni galopant dhe cinik.

  5. Petrit Kola says:

    Dhjetor 2007!!!

    Shqiptare!

    Te gjithe ne shesh me fshesen e madhe sipas mundesive te pastrojme shtepine tone te perbashket, Shqiperine, qe lakejte me qellim sipas porosive dhe pagesave e kane bere te kuterboje ne te kater anet e botes.

    Me fshese dhe me shkop ti tregojme vendin shkaktareve te gjendjes se qellimshme deshperuese te Nenes tone, Shqiperi. Ne shesh te gjithe per te gjithe, si vellai per vellane dhe jo te gjithe kundra te gjitheve sic ju kane katandisur te huajt nepermjet veglave te tyre shqiptare. Ashtu te gjunjezuar nga terrori i urise dhe mungesa e shpreses rezistoni sepse nuk jeni vetem dhe e sotmja shume shpejt do te ndryshoje ne favor te legjendareve shqiptar. Ashtu te urritur ndihmoni sipas mundesive qe keni, perqafoni individet atdhetare dhe progresist, perqafoni Partine Shpresa Demokrate. Flisni hapur kunder gjendjes mjeruese dhe shkaktareve te saj. Perbuzni me gjithe shpirt ata dhe politiken e tyre qe ju sakatuan dhe terrorizuan, ata qe ju bene te merrni arrratine ne te kater anet e botes, ashtu te lemerisur duke u ndare me te dashurit e zemres me lot ne sy dhe zemer te plasur, praktikisht te debuar nga tokat tuaja stergjyshore. Perbuzni me gjithe shpirt ate pakice te shiturish, shkaktare te tragjedise kombetare ne se nuk keni mundesi te tjera kundershtimi. Rezistoni! E sotmja dhe e ardhmja jane tuajat. Shume shpejt gjerat do te ndryshojne.

    Anetare te thjesht dhe simpatizant te partive politike shkaktare te mjerimit shqiptar!

    Braktisini dhe perbuzni tradhetaret. Bashkohuni me Partine Shpresa Demokrate si alternativa e vetme e permiresimit rrenjesor te mireqenies dhe dinjitetit shqiptar.

    Nuk ka bese me te pabesin. Ju u bashkuat me ta , sinqerisht per nje Shqiperi Zonje. Ju bashkuat forcat per te begatuar Shqiperine por u prete ne bese dhe ashtu me thiken te ngulur pas shpine si gjithe te tjeret juve lotoni dhe kulloni gjak, ndaj braktisini tradhetaret. Perbuzini dhe i urreni ata.Verini shkaktaret para pergjegjesise. E natyrshme eshte evolucioni i bindjeve politike, ndaj me guxim braktisni partite “shqiptare”. Bindjet dhe ndjenjat tuaja kombetare jane te shenjta dhe te pandryshueshme ne jete te jeteve, jane ato qe na bashkojne te gjitheve ne dite dimri dhe vere. Ato bindje dhe ndjenja kombetare si gjithe shqiptaret i mbani ne piedistal, ndaj bashkohuni Partise Shpresa Demokrate. Te gjithe se bashku per te ndryshuar fatin e Nenes Shqiperi. Te gjithe per te gjithe. Mirqenie dhe dinjitet. Ejani me ne!

    Lakej, politikane dhe qeveritare “shqiptar”!

    Kolaboracionista! Stop mjerimit te shqiptareve dhe shitjes se interesave shqiptare! Mos ja shtoni fajet vetes. Juve e keni shtyre kombin shqiptar ne kufijte e mbijeteses. Kjo eshte nje lufte e imponuar per jete a vdekje dhe juve jeni pergjegjes. Dita e llogarise per gjymtimin e Atdheut tone te dashur po afron. Llogarite tuaja per tu larguar nje dite nga Shqiperia me pasurine qe keni grabitur jane te gabuara.

    Pasuria e vene ne menyre te paligjshme ne kurriz te shqiptareve dhe interesave te Shqiperise do t’ju konfiskohet kudo qe ta keni fshehur dhe do ti kthehet pronarit te ligjshem, popullit shqiptar. Juve do te pergjigjeni per katastrofen e qellimshme.

    Diaspore shqiptare!

    Diaspore e traditave dhe inicitivave kombetare. Faktore kryesor i mbijeteses se shqiptareve, Atdheu ju therret. Te gjithe atje per te marre ne dore fatet e rrezikuara te Vendit tone. Kthejeni shqetesimin dhe indinjaten tuaj per gjendjen e mjerrueshme te shqiptareve dhe Shqiperise ne aksion kombetar. Mundesite dhe aftesite tuaja jane te pakufijshme ne krahasim me bashkatdhetaret tuaj ne Shqiperi te cilet jane te poshteruar, terrorizuar, rrezikuar nga klikat kolaboracioniste. Fatkeqet shqiptare atje po therrasin, ndihme!

    Nen gjurmet e Isamil Qemalit, Mitat Frasherit, Ali Kelcyra, Stavro Skendo, Isuf Luzi, Bahri Omari, Sami Frasherit, Isa Boletinit, Fan Nolit, Muharrem Rushitit, Ded Gjoluli, Adem Jashari… merrini ne dore fatet e Atdheut tuaj. Beni histori ne dobi te shqiptareve. Mundesite tuaja jane detyre kombetare ndaj Nena Shqiperi po ju therret, mblidhuni ketu. Mblidhuni ketu per te ndezur shkendijen e shpreses dhe udhehequr vendin dhe shqiptaret e terrorizuar drejt brigjeve te dinjitetit dhe mirqenies. Filloni dhe do te shihni se si populli do tu ndjek juve dhe shembullin tuaj dhe ashtu te bashkuar si uragan do te vini perpara gjembacet kolaboracionist.

    Shqiptaro-amerikanet pozicionuan fuqine me te madhe ne bote ne anen e tyre. Vizita e Presidenit Amerikan, Zotit Xhorxh Bush ne Shqiperi, ne Fushe Kruje, ne daten e caktuar, i pashoqeruar nga politikane dhe zyrtare “shqiptar” eshte nje mezash i qarte per te gjithe. Amerika eshte me shqiptaret kudo qe ndodhen dhe jo me plackitesat qe fatkeqsisht i ka mbi krye. Pozicioni i qarte amerikan per Kosoven e pavarur nuk ka nevoje per komente.

    Diaspore shqiptare! Ndihmoni me se te mundni! Kthehuni ne Atdhe! Me ju c’do gje eshte e mundur. Te bashkuar ne do te bejme histori.

    Zoti i bekofte shqiptaret dhe aleatet e tyre amerikane….!

    Partia Shpresa Demokrate

    E-mail:[email protected]

  6. Aranit Pojani says:

    Sa do durojme kete kusari
    Kete bande shushunjash Ilir-Sali
    Qe na ka prure lakun ne fyt
    Na vret,na tall,na vjedh,na mbyt.
    Kush ka pak zemer mos ta kursej
    Kush ka dy leke dy veze te blej
    E te gjithe tok dite nate protesta
    Mos e leme mafjen te jetoj ne festa.
    Jete mos i japim sic beme me Hoxhen
    Bllok-qent e rinj po nuk u shporren,
    Te bejne gjemen,s’jane vec hajdut
    Katil nga shpirti,manget nga trut

Comments are closed.

Lini një Përgjigje