Në aeroportin e Frankfurtit u vranë pasditen e së mërkurës dy ushtarë amerikanë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Autori është një 21 vjecar nga Kosova, i cili ndodhesh ne autobuzin ushtarak që transportonte ushtarët nga aeroporti nëpër baza të ndryshme. Në autobuz mendohet të ketë ndodhur dhe përplasja në të cilën kosovari la të vrarë shoferin dhe një ushtar dhe plagosi dy të tjerë. Më vonë, ai tentoi t’i largohej policisë në Terminalin 2, por nuk ia arriti pasi u ndalua nga një numër i lartë i forcave të rendit. Për identitetin e autorit u bë e ditur vetëm se ai jetonte në Frankfurt.
Policia nuk konfirmoi që autori të ketë pasur një motiv politik apo fetar. Ministri i Brendshëm i Hesisë Boris Rhein (CDU) tha se ky ishte një krim i rëndë që mund të dalë në dritë vetëm me ndihmën e forcave të sigurisë amerikane. Ai tha gjithashtu se Policia po verifikonte në qoftë se ishte i vërtetë thashethemi se autori ka thirrur “Allahu Ekber” gjatë kryerjes së vrasjeve. Kjo sipas disa burimeve është thjesht një thashethem , edhe deri tani nuk ka arritur të vërtëtohet një gjë e tillë pasi të 2 të plagosurit nuk janë ende në gjendjë të flasin.
Punonjës të sigurisë në aeroport thanë se menjëherë pas atentatit u lajmërua gjendja e jashtëzakonshme. Ato u lajmëruan me megafonë nëpërmjet kodit “Kafeja Rundblick u hap” që përdorej në rast dyshimi për ndonjë sulm terrorist.
Gjatë vazhdimit të ditës, masat e sigurisë në aeroport u rritën në një mënyrë të dukshme. Nëpër Terminale patrullojnë policë me automatikë si gjatë Krishtlindjeve , ku u lajmërua për sulme terroriste. Terminali 2 i aeroportit mbeti i mbyllur, po kjo nuk pati asnjë pasojë në fluturime.
Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) tha se ishte tronditur nga ngjarja dhe se do bënte gjithçka që ngjarja të sqarohet sa më parë. Ajo ngushëlloi familjet dhe kolegët e ushtarëve. “Kjo është një ngjarje e tmerrshme”- tha ajo gjatë fjalimit. Forcat amerikane nuk pranuan të jepnin asnjë koment. Kryeministri i Hesisë tha se ishte shokuar nga vrasja e dy ushtarëve. Ai i shprehu ngushëllime të thella familjeve të viktimave dhe tha se shpresonte që gjendja e të plagosurve të përmirësohej.
Nga të dhëna nga zyra e kancelarisë, autobuzi ishte duke iu drejtuar aeroportit ushtarak amerikan të Ramstein. Këtë e vërtetoi zëdhënësja për shtyp e qeverisë vendore në Mainz. Kryeministri i Rheinland-Pfalz shprehu dhimbjen e thellë për jetët e viktimave dhe shtoi: “Ne do të bëjmë gjithçka kemi në fuqi për të mbrojtur amerikanët që jetojnë në Rheinland-Pfalz”-përfundoi ai.
*Marrë nga FAZ. Katharina Iskandar, Frankfurt
Comments are closed.
Te qellosh mbi ushtaret amerikane qe kosovaret i shpetuan nga cderimi e vrasjet masive te bandave milloshevicjane serbe per vite me rradhe eshte jo vetem krim i madh por dhe nje mekat i madh.I uron sherim te shpejte ushtareve te plagosur, ushtaret e vrareve Zoti i prehte ne parajse.AMEN
Hetim te hollesishem per vrasesin dhe ndeshkimin me te rende per kete bukeshkale e kriminel.
Lexova me vemndje kete shkrim ne lidhje ska piste fetare ose politike. Por lete shpresojme qe nuk ka lidhje me fontementalistat, ose terroristat.
Drejtesia do ta gjeje te verteten. Une komentoje situaten gjithmone simbas infomates qe eshe me siper. Por ai Kosovari qe beri krimin do te ballafaqohet me drejtesine dhe mbas do te jete ne burge per krimin qe beri.
Cdo akt i padrejt ndaj cdo kujt te pafajshem eshte krim. Krimi denohet.
——
Ne shum vende ligjet jan te formuara ne baze te insteresave te disa njerezve apo grupeve apo shteteve.
Hajde te themi s’ka problem, por problemi qendron se njerzit korruptohen ne vend qe te ndeshkohen fajtoret e vertet ndeshkohen te pafajshmit.
Duke pasur parasysh se dikush ka edhe gurin ka edhe arren ne dore vepron si te doje pa marr parasysh se a i hyn kujt ne hak apo jo.
Ne pergjithesi paraja dhe etja per pushet e vret llogjiken dhe moralin.
——–
Servilizmi eshte nje xhest i keq.
Shum servila duken edhe ne komentuesit.
Gjermania ka sistem te forte drejtesie dhe jam i bindur se do te gjindet shkaku dhe fajtori.
Sidoqofte i drejti vuan por nje dite do te fitoje.
Ndersa ne kete rast Krimi qe vret llogjiken , Moralin dhe jeten e te pafajshmeve vjen nga ata njerez
qe flasin dhe luten 10 here ne dite per paqen dhe moralin
—–Ata jane tipike si hajduti qe vjedh dhe thote kapeni hajdutin, si prostituta qe prosttuon gjithe naten
dhe diten ulerin per pastertine e moralit , si te korruptuarit qe ulerijne kunder korupsionit
Ata jane absolutisht hibridet
me te percudnuar te egersise shtazore ne shpiritn e njeirut
E ndersa luten e flasin per drejtesi e moral , Shpirtrat e tyre Ata i kane te krimbur nga Urrejtja per Drejtesine dhe moralin,
nga Urrejtja per progresin dhe jeten e kulturuar e moderne, per mireqeinen e jetes se njeirut te thjeshte
Ata jane pa asnje dyshim fatkeqsia e kombit te tyre, sepse ata me krimet e tyre veprojne si Akrep brenda kombit te tyre
–Nje i tille ishte edhe ky bastard i vogel
Duket sikur perkthimi i Temes eshte i kundert me artikullin orgjinal.Thuhet qe vrasesi ka lidhje me ekstremistet mysliman.
http://www.faz.net/s/RubCD175863466D41BB9A6A93D460B81174/Doc~E0BAABE1610E3419D99166F0170014B7D~ATpl~Ecommon~Scontent.html
Mendimi_im na thuaj pak kush jane keta servilat?
Nje kosovar vrau ushtare amerikane ne aeroport. Ju vazhdoni me komente budallai e jo drejtesia keshte e ashtu, jo piste fetare po piste leshi. O njerez, nuk doli ne dritare dhe qelloi te parin qe i doli para, po ishte ne aeroport i armatosur dhe vrau ushtare amerikane. Ketu ujke eshte sa nje mal, ju kerkoni gjurmet. Kthejeni si te doni po bishti i qenit, bisht qeni ngelet.