Qeveria jep 660 milionë lekë nga fondi rezervë për të blerë pajisje speciale për policinë dhe kamera për Tiranën

23 Mars 2011, 18:15Kronika TEMA

Qeveria ka bërë disa ndryshime në buxhetin e këtij viti duke nxjerrë nga fondi rezervë rreth 6 milion dollarë ose 660 milionë lekë të reja për të blerë pajisje speciale për policinë.

“Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, t’i shtohet fondi prej 660 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për blerje pajisjesh, mjetesh, materialesh të tjera speciale, si dhe për sistemin e monitorimit me kamera të qytetit të Tiranës,” thuhet në vendimin e qeverisë.

“Nga ky fond, 634 650 700 (gjashtëqind e tridhjetë e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind) lekë të klasifikohen, si shpenzime për investime, dhe  25 349 300 (njëzet e pesë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e treqind) lekë, për mallra e shërbime”, vijon më tej vendimi.

3 komente në “Qeveria jep 660 milionë lekë nga fondi rezervë për të blerë pajisje speciale për policinë dhe kamera për Tiranën”

  1. bbb says:

    Me siguri i do Basha kamerat me shumice neper Tirane per te kontrolluar nga bredh Ciljeta…

    1. Falcon says:

      ose Argita

  2. raimondi says:

    Ate te kamerave e ka bere shume mire. Kamera duhet te kete ne cdo qytet te Shqiperise qe ta kene krimin ne zap
    Se qytet tona jane te vogela. 10 kamera te vesh ne cdo qytet e ke qytetin nen kontroll .

    Edhe i ben reklame ne qytet qe ke vendos kamera , ne menyre qe mos ti shkoje njeriut ndemrned t e beje krim ne qytet,see ha sa krahu

    Te pakten ne kete menyre e largon krimin nga qyteti ……

    ———–Pastaj gradualisht vendos kamera edhe me tutje
    derisa te harrish te vendosesh kamera edhe ne hale qe kur te dh….. te dh….. me mend ne koke
    .Mos te bejne terci verci se i kem ne resme ..loooooooooooool –Qe tua marresh edhe ketyre ketu e kam llafin loool

Comments are closed.

Lini një Përgjigje