Shpërthen bombola e gazit, dy të moshuar humbasin jetën

15 Mars 2011, 09:26Kronika TEMA

Dy bashkëshortë të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borsh të Sarandës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar.

Mësohet se dy viktimat janë Bedo dhe Fatime Mici, përkatesisht 82 dhe 79- vjeç, të cilët në momentin e shpërthimit ndodheshin të vetëm në banesën e tyre.

Burime pranë policisë, e cila tashmë ka nisur hetimet, thanë se shpërthimi dyshohet që të ketë nodhur për shkak të rrjedhjes së një bombole gazi.

Lini një Përgjigje