Sapo po mbyllen tre muaj nga dosja hetimore për videon e regjistruar nga Dritan Prifti dhe transmetuar në “Fiks-Fare”, ku kreu i LSI-së Ilir Meta shfaqet në afera korruptive të dyshuara.
Sot Meta akuzoi prokuroren Ina Rama se po bënte fushatë. Pas kësaj deklarate qëndronte thirrja e prokurorisë ndaj Metës dhe avokatëve për t’i vënë në dijeni për videon dhe ekspertimin audio. Por si qëndron e vërteta. Prokuroria brenda 3 muajsh duhet të shprehej për fatin juridik të Ilir Metës, i cili është pa imunitet. U thirr një ekspert amerikan, thuhet se është i njëjti me atë që vlerësoi dosjen Kosta Trebicka.
Eksperti i FBI-së çuditërisht tha se video ishte autentike, pra e pa manipuluar në figurë, por nuk përcaktonte dot zërin. Dhe e la për në fund këtë konkluzion, kur po arrinin afatet maksimale të hetimit. Në krye të tre muajve nëse nuk gjen provën, prokuroria pezullon ose pushon një çështje. Pra, duke pritur konkluzionin e ekspertit amerikan se nuk përcakton dot zërin, detyrimisht prokurorisë i kalonin afatet për dosjen dhe gjendej para faktit të kryer. Mirëpo organi i akuzës ka bërë lëvizjen më të zgjuar se eksperti i FBI-së.
Dihet se pajisjet më moderne në botë të teknologjisë më moderne dhe të fundit për ekspertimin e provave janë në Angli. Asnjë laborator kriminalistik anglez nuk kundërshtohet. Ina Rama ka dhënë aprovimin të kërkohet një ekspert anglez për audion, përcaktimin e zërit të kasetës së filmuar. Nga ana tjetër nëse eksperti amerikan konstatonte se video nuk ishte origjinale, atëherë dhe Dritan Prifti dilte i larë për videon e fshirë që i zbardhi hetuesi i huaj me aferën 70 mijë euro. Në këtë mënyrë është mbyllur një kapitull, që figura është e qartë, por jo zëri.
Ilir Meta shpresonte që këtë javë prokuroria t’i jepte lajmin e mirë se dosja po mbyllej, por ka marrë një përgjigje surprizë se videos do i bëhet ekspertizë audio.
Vetë Meta nxitoi ta deklaronte të manipuluar dhe veprimin e prokurorisë jo ligjor, por politik. Por askush nuk e pyeti ish-ministrin se përse nuk ishte veprim ligjor thirrja e një eksperti për zërin e videos? Këto janë procedura normale juridike, hetimore dhe më tepër ligjore. Meqenëse një ekspert i FBI-së nuk zbulon dot zërin në video, megjithëse zbardhin zërat e terroristëve anembanë botës, mund të ketë një tjetër ekspert që e bën deri në provimin e saj.
Në këtë pikë Meta nuk kishte përse të jepte sot deklaratë politike, por ta mirëpriste veprimin e prokurorisë. Nëse ish-zëvendëskryeministri është i qetë se zëri nuk është i tiji, atëherë të presë konkluzionet e ekspertizës, sepse amerikani deklaroi që nuk e bënte dot këtë punë. Duke thirrur një ekspert nga Anglia, dosjes i shtyhet afati hetimor, veprimi është ligjor dhe se ka vend për të zbuluar një provë konkrete për dosjen. Pra dosja penale nuk është pa prova dhe nuk mund të pezullohet. Kjo do të thotë se për 3 muaj të tjerë do të hetohet dhe mund të shkojë në gjykatë. Maksimumi ekspertit anglez do i duhen më pak se 30 ditë për ta zbardhur të vërtetën sipas procedurave që kërkon ekzaminimi.
Por përgjigjja mund të dalë edhe më shpejt, pasi aparaturat janë tepër moderne dhe të sakta. Kujtojmë këtu se janë pikërisht pajisjet moderne të falura nga drejtësia dhe shteti anglez për Policinë e Shtetit që po zbardhin me qindra e mijëra krime e autorë në Shqipëri. Bëhet fjalë për aparaturat e gjurmëve të gishtërinjve, ekspertiza balistike, falsifikimet, ADN-ja dhe akte të tjera.
Ama-News
Comments are closed.
Nga materiali i Prokurorise mesova se Ilir Meta ka sot ditelindjen.
Le ta urojme hajdutin:
Te rrosh edhe 1000 vjet,per te miren dhe interesin e familjes tende !!!
Morpo keta kujt duan tja hedhin?? Cfare e dine popullin keta???Nuk u gjetka ne tere Evropen nje ekspert, por u dashka te vije nje prej “Amerike” i cili nqs eshte i njejti me rastin Trebicka eshte nje mashtrues e aspak profesionist. Te gjitha keto lojra behen qe te mbyllet ceshtija. Se ne fund te fundit Ilir Kokederri e ka pranua vete ne disa aspekte tematiken e bisedes rreth personave te perfolur. Dhe kete edhe nje prokuror i pa eksperience e kupton
Ka ardhur valle dita qe drejtesia te mos terhiqet per hundesh nga politikanet?Te forte jane qarrataret,por gjithe mafiozet kane nje fund te hidhur!!!!
E pse u cua hetimi deri ne aftein limit te 3 mujve te pare? Ne lidhje me kete kompanine angleze mund te lexosh:
“Control Risks Network Forensics is available to work anywhere in the world and can
respond immediately to any emergency through CR24, Control Risks’ 24-hour crisis
management operations centre.”
Me teper kohe do te harxhonte procedura sesa vete kontrolli i videos
Per mua ky nuk eshte lajm,eshte tymnaje.
Nje gje qe e pa dhe e degjoi gjithe dynjaja i ka “ekspertet me miliona.