Një 60 vjeçar është vrarë në orët e darkës në Tiranë, në një lokal në Rrugën e Kavajës, mbrapa ambasadës greke. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin. Mësohet se viktima është Sulejman Haxhia, i cili sipas të dhënave të para është ekzekutuar për hakmarrje.