Pogradec, tritol banesës së kreut të shtabit të PS

17 Prill 2011, 11:18Kronika TEMA

Shpërthim tritoli në banesen e kreut të shtabit të Partisë Socialiste në Pogradec. Shpërthimi ka ndodhur gjate natës, rreth ores 01:00, në katin e parë të nje pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, në banesën e Vasfi Syzas.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e tij, 48 vjecarja Rajmonda Syz. Drejtoreshë e Tatim Taksave në Pogradec.
Fatmiresisht mësohet se nga shpërthimi i tritolit, i vendosur në deren e jashtme nuk ka patur të lenduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ka patur demtim të dyerve, mureve të banesës dhe thyerje të xhamave.
Vasfi Syza reagon në TVNeës24 për ngjarjen duke u shprehur se shkak janë motivet politike, duke përmendur detyrën e tij në krye të shtabit të PS në Pogradec.

Ndërkaq ka reaguar menjëherë kreu i Bashkise së Pogradecit, Artan Shkëmbi i cili gjithashtu e ka cilësuar ngjarjen politike, duke akuzuar drejtperdrejte për lidhje me ngjarjen Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nga ana e saj, kjo forcë politike nëpërmjet kandidatit për Bashki në këtë qytet z Luan Topciu mohojnë lidhjen me shpërthimin e sotëm, ndërsa kanë deklaruar se ngjarja po merr ngjyra politike për shkak të fushates elektorale.

Sipas policisë, një pistë e hetimeve është ajo e një konflikti që ka pasur kohë më parë djali i Vasfi dhe Raimonda Syzos, me disa persona të tjerë në qytetin e Pogradecit.

2 komente në “Pogradec, tritol banesës së kreut të shtabit të PS”

  1. dymi says:

    LSI po ja kalon edhe Tomtom Makuteve te Sal-iut. E ndjejne humbjen dhe jane bere te terbuar, jane te gatshem per cdo veprim te paligjshem e per cdo krim. Me parate e atij bloku, qe e pame te gjithe, paguhen sot vrasesit, vendosesit e minave dhe huliganet qe organizojne tensione gjate fushates me qellim qe te friksojne votuesit e ndershem. Por sado qe te perpiqen nuk mund ta shpetojne dot Ilirin nga disfata e turpshme qe e pret sado qe shkumbezohet e jargoset neper mitingjet qe ben me militantet e marre borxh nga Shaban Memia i Sal-iut.

  2. eddy says:

    KA NE EUROPE NDONJE VENDE EUROPIAN QE NE FUSHATE ELECTORALE VIHEN BOMBA DHE TRITOLE ACTIVISTVE TE PARTIVE QOFSHIN KETA TE DJATHTE APO TE MAJTE VETEN NE AFGANISTAN PAKISTAN DHE ALBANISTAN E CFARE HYRJE NE EUROPE KERKOHET KUR NJERZUT JANE AKOMA TE PA ZHVILLUAR SI KA MUNDESI O NJERI I PADITUR QORRE I PARTIVE POLITICE QE KRYEN KRIM KUR FEMIJA JUAJ NUK KA BUKE TE HAJE DO ISHTE ME MIRE TE VRISJE MENDJEN PER TE FITUAR DICKA PER FAMILJEN SE SA TE KTHEHESH TALIBAN PARTIE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje