Një furgon i linjës Burrel-Tiranë ka devijuar nga rruga duke përfunduar në liqenin e Shkopetit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërkohë që nuk bëhen ende të ditura shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Gjithashtu, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se policia po mundohet të verifikojë drejtuesin e mjetit dhe nëse ne furgon ka patur udhëtarë. Në rrugë jozyrtare nga dëshmitarët, mendohet që në automjetin e aksidentuar të kenë qenë rreth tre persona ndërkohë që nuk dihet fati i tyre. (Tema/a.r)