Itali, kapet skafi me 31 klandestinë, vinte nga Shqipëria

21 Prill 2011, 14:01Kronika TEMA

Agjencia italiane AGI njofton se mbrëmë është kapur një skaf me 31 persona në të, mes tyre dhe shtatë të mitur. Stafi është pikasur nga patrulla bregdetare e Otrantos. Personat në bord ishin nga Afganistani, Iraku, Irani, Burma e Bangladeshi. Drejtuesi i skafit ishte nga Rusia dhe mendohet se ai është nisur nga Shqipëria.

Lini një Përgjigje