Tiranë, vetëdorëzohet në polici Konstandin Xhuvani

23 Maj 2011, 12:15Kronika TEMA

Vetëdorëzohet në polici djali i deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës e cila thekson se 22-vjeçari ishte dorëzuar paraditen e sotme në polici.

Ndërkohë Kostandin Xhuvani, djali i deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Alfred Musabelliut në muajin shkurt të këtij viti.

ORA NEWS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje