Vranë oficerin e policisë në Vlorë, arrestohen tre persona

29 Mars 2011, 16:28Kronika TEMA

Policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë Roland Likaj, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit të kaluar në lagjen “Çole” në Vlorë. Tre të arrestuarit për këtë ngjarje janë 25-vjeçari Jetnor Nakoleci, 18-vjeçari Saleo Stojani, si dhe 17-vjeçari me inicialet E.Z. Policia e Shtetit nuk ka bërë të ditura arsyet e krimit të kryer nga tre të rinjtë.

Një prej të arrestuarve, Saleo Stojani, ka qenë një prej njerëzve që ka përfunduar më shpesh në polici gjatë viteve të fundit, për vjedhje. Por, ai ishte liruar gjithmonë, për shkak të moshës së tij të mitur.

1 komente në “Vranë oficerin e policisë në Vlorë, arrestohen tre persona”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje