Sot mbushen dy vjet nga vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Asnjë të dyshuar asnjë person të arrestuar, përveç ngjarjes dhe mbledhjeve të provave, dosja e hetimit të Xhindit mbetet në arkivat e policisë dhe të prokurorisë e pa zbardhur.
Deklaratave të njëpasnjëshme të politikanëve, të drejtuesve të policisë dhe të prokurorisë së dosja është drejt zbardhjes, kanë kaluar dy vjet dhe asnjë nga këto thënie nuk është vërtetuar.
Hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda nuk kanë nxjerrë asnjë motiv për vrasjen e deputetit të PS-së, ndërsa kolegët e tij kanë hedhur shpesh herë akuza se vrasja e Fatmir Xhindit ka motive politike, dukë marrë shkas edhe nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të viti 2009.
Fatmir Xhindi u vra në 2 maj të viti 2009. Deputeti është qëlluar me armë zjarri kallashnikov rreth orës 21, duke parkuar makinën në oborr të shtëpisë në Roskovec. Së paku 6 plumba kanë prekur trupin e tij duke e lënë të vdekur.
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana kanë shkuar menjëherë në Roskovec të Fierit, janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit hetime intensive, por edhe pas dy vjetësh nuk ka asnjë motiv.
Fatmir Xhindi i datëlindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai ka lindur dhe banonte në Fier dhe ishte deputet i zonës 68 në mandatin e tretë.
“ORA NEWS”
Comments are closed.
Posi kane kujtuar se me postblloqe do ta zgjidhnin problemin. Kush te hetoje policia eshte e mbushur me injorante si kudo ne administrate qe nuk dijne te flasin shqip ne radhe te pare dhe nuk kane menyre komunikimi fare po mundohen ti zgjidhin punet me zor dhe me force. Ju shiheni me ate vajzen e vogel qe humbi ne Kukes, ne nje fshat te vogel me 200 banore duke pasur vetem disa persona te perzier ne çeshtje nuk kane qene te zote te zene mat tre fshatare me nga 2 klase shkolle qe jane treguar me te afta intelektualisht se oficeret debile te policise gjyqesore te Tiranes se s’po flasim fare per ata te Kukesit qe kalojne kohen ne kafe. Mos te befte vaki gje se atje duhet te behesh vete hetues, gjykates dhe polic se nuk ka shtet.