Tritol qendrës tregtare në Lezhë

3 Maj 2011, 10:54Kronika TEMA

Një qendër tregtare në Lezhë është bërë objekt i një sulmi me tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit dhe për fat nuk ka pasur viktima.

Shpërthimi ka dëmtuar rëndë tavanin e qendrës tregtare dhe ka thyer xhamat e pallatit përballë.

Shpërthimi ka bërë që banorët e pallatit përballë të lënë banesat e tyre të alarmuar dhe të frikësuar.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe mendohet që motivi i këtij krimi të jetë konkurrenca. Qendra tregtare që u sulmua ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë.

1 komente në “Tritol qendrës tregtare në Lezhë”

  1. Epirioti says:

    Ja pse duhet zeri i Flores dhe intelektualeve te tjere ne Shqiperi. Qe vendi te kete shtet ligjor, sa me pak takime dhe genjeshtra politike nga te dyja krahet dhe sa me shume ligje dhe jete sociale. Kjo ngjarje nuk eshte thjesht nje konkurrence mes bisneseve, por eshte mentalitet se si mund te fitosh ne pseudodemokracine qe politika mbjelle ne kete vend. Ky eshte lajm qe duhet te shqetesoje njerezit, duke analizuar se kush i jepe akses krimit te lulezoje ne kete fare feje. Cdo gje qe shkaterrohet eshte leke i investuar, dhe cdo shqiptar ka 0.000001% ne te, ndaj cdo gje direkt apo indirekt na prek ne ne taksa, ne prone, ne mireqenie.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje