Kukës, dy persona humbasin jetën në një aksident rrugor

27 Qershor 2011, 11:32Kronika TEMA

Dy persona kanë humbur jetën gjatë orëve të para të ditës së sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Krumë.

Burime praën policisë thanë se viktimat janë Shaqir Mahmutaj 40 vjeç dhe Ilir Muça, 34 vjeç. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Myq, kur një automjet Tojota me targa të kryeqytetit ka dalë nga rruga, duke përfunduar shumë poshtë në një greminë. Viktimat janë punonjës të një kompanie ndërtimi që punonte në zonë.

Policia bëri me dije se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të kushteve të vështira të rrugës, por nuk përjashtohet edhe mundësia që drejtuesi i mjetit të ketë qenë i përgjumur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje