Tom Cruise: Serbët i vrava si mizat

21 Dhjetor 2011, 11:19Lifestyle TEMA

Duket se Hollywood-i e ka të qartë kush janë personazhet negative të Ballkanit. Pjesa më e re e Mission Impossible 4 (The Ghost Protocol) flet për vrasjen e pjesëtarëve të ushtrisë serbe, që ka udhëhequr shumë luftëra në këtë rajon.

Tom Cruise në rolin e agjentit Ethan Hunt, në fund të filmit tregon sesi ka vrarë 6 serbë përnjëherë. “I vrava si mizat. Dy copë me një goditje”, thotë Cruise në rolin e Ethan. Personazhi i vrau serbët në përpjekje për të inskenuar vdekjen e gruas së tij.

Cruise luan rolin e agjentit që dërgohet nga SHBA-ja për të hyrë në arkivin sekret shtetëror të Rusisë. Filmi sapo ka dhënë premierën dhe është mirëpritur kudo në botë…përveç në Serbi, natyrisht.

5 komente në “Tom Cruise: Serbët i vrava si mizat”

  1. Ledi says:

    KJo nuk eshte e mirepritur as nga adhuruesit e gazetes tema

    1. Altini says:

      Ne lexuesit e gazetes tema jemi ata qe e duan atdheun jo si ti qe do berishen dhe miqte e tij serbe

    2. stalinsali says:

      Pikerisht, kjo, eshte e mirepritur nga lexuesit e gazetez prestigjoze TemA !

    3. tony bruxell says:

      Sigurisht qe jooo.

  2. ai Burri says:

    Kur del filmi ne Shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje