Një familje është shpëtuar nga makina e tyre, e cila ishte varrosur në akull e dëborë për dy ditë. Pasi dolën nga ai ferr, ata thanë se kishin frikë se nuk do dilnin kurrë gjallë.
Forcat e shpëtimit gërmuan rreth 1.2 metra për të çliruar familjen Higgins, makina e të cilëve kishte mbetur në një rrugë rurale në New Mexico, SHBA. Ata po udhëtonin kur nisi stuhia e dëborës, duke i izoluar ata. Forcat e shpëtimit gjetën David dhe Yvonne Higgins bashkë me vajzën e tyre 5 vjeçare.
Yvonne thotë se ata po i kapte paniku se nuk do kishin më ajër. Tentonin të shtynin dëborën, por ishte një mision i pamundur.
shikoni salen
http://keshilliministrave.org/component/content/article/607-hidh-e-prit-kryeministrin