Vladimir Putin është angazhuar për t’i dhënë Rusisë një dozë ‘psikoterapie kombëtare’ në vend që të përmbushë kërkesat e kundërshtarëve të tij, të cilët kanë zbritur në rrugë.
Ai ka kërkuar që qeveria të shtrijë akoma më shumë praninë në TV dhe internet, edhe pse kontrollon shumicën e burimeve të informacionit. Putin tha se zyrtarët duhet të shpërndajnë mesazhet e tij më me efektivitet.
Putin, i cili po përballet me krizën më të rëndë që kur ka marrë pushtetin, tha se vendi i tij ka nevojë për psikoterapi, që rusët të frymëzohen për të pasur besim në të ardhmen. Ai e krahasoi veten me ish-presidentin amerikan, Franklin Ruzvelt dhe fjalimet e tij gjatë Depresionit të Madh.
Ndërsa duke folur përpara mbështetësve të tij, Putin tha se ata nuk kanë program. “Ata kanë secili nga një program individual, por asgjë të unifikuar dhe asnjë mënyrë se si duan të arrijnë qëllimet, të cilat po ashtu nuk janë të qarta,” tha Putin.
Një ish- ndihmës i afërt i Putin ka bërë një parashikim apokaliptik. Ai thotë se tani Putin do nisë të veprojë me grusht të hekurt, duke izoluar kundërshtarët, e madje duke i vrarë ata. Pas vrasjeve ai do vendosë skenarë të grupeve terroriste.
Populli Rus te mos ndale me protestat, populli Rus te mos kopjoje demelizmin e popullit shqiptar. Por te largje nga pushteti putinin dhe putinistet.
Populli Rus te mos ndale me protestat, populli Rus te mos kopjoje demelizmin e popullit shqiptar. Por te largoje nga pushteti putinin dhe putinistet.
E keqja eshte se populli i madh rus (me mbi 140 miljon banore) nuk ka njojtur kurre nje demokraci te mirfillte. Borgjezia e re ruse nuk u formua me pune te ndershme, por me vjedhje te pasurive te jashtezakonshme te atij vendi gjigand. Keta miljardier te rinj, ish komunista dhe KGB zoterojne jo vetem pasurite, por edhe pushtetin e sotem ne Rusi. Keshtu qe mungesa e eksperiences demokratike si dhe dora e hekurt e pushtetit ndaj cdo kundershtari politik do e beje teper te veshtire qe te kete ndryshime demokratike te peraferta me ato perendimore.
Potesisht e sakt Landi !
Plotesisht e sakt Landi !
Landi,
Ajo qe shkruan ti me siper eshte e vertete, por nese marrim nje vend si amerika, ku predendohet se eshte nga demokracite me solide ne bote, ndodhin thuajse te njetat fenomene si ne Rusi.
Mund te me tregosh vetem nje mekanizem te parashikur me ligj se si nje individ apo grup individesh amerikane te mund te sulmojne nje institucion financiar si Goldman Sachs?
Si ka mundesi qe prej krizes se 1927, dhe ne te gjitha krizat e tjera, eshte i vetmi organizem financiar qe fiton para kur bote humb para?
Nuk dua te hyj ne debate teknike, por konkluzioni im eshte se sot bota, apo prej kohesh bota udhehiqet nga paraja, institucione provate financiare dhe jo nga ata qe voton populli.
Rusia eshte nje shembull flagrant totalitarizmi, pasi sistemi eshte shume me pak i sofistikuar se sa ne Amerike, po rezultatet jane te njetat.
Sofistikimi amerikan lejon krijimin e iluzionit, te endres amerikane, ruset nuk kane arritur akoma te krijojne ate iluzion..
mos tju vi keq per Ruset se keta dhe Serbia ,trajnuan dhe malokun e vucidolit..
keshtu beri edhe aleksandri imadh,ne fillim nenshtroi qytet shtetet greke,dhe pastaj gjithe boten e njohur,siduket historia perseritet.