Basha shtyn mbledhjen e Këshillit Bashkiak se po fliste... Berisha

28 Dhjetor 2011, 20:06Politika TEMA

Dalipi: Me ç’të drejtë një qytetar i Tiranës me emrin Sali Berisha mund të ndikojë në sallën e Këshillit Bashkiak?

Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte në axhendë të ditës sot një nga mbledhjet më të rëndësishme për miratimin e buxhetit të ri, por e ka shtyrë të paktën 35 minuta këtë mbledhje për shkak se po fliste kryeministri Berisha në një konferencë shtypi. Një veprim të tillë këshilltarët socialistë e kanë denoncuar që në fillim kur vetë kryetari i këshillit Njazi Kosovrasti ka pranuar se kjo është arsyeja e shtyrjes së mbledhjes. Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, duke i kërkuar sqarime Kosovrastit, tha se “si mundet një qytetar i Tiranës me emrin Sali Berisha te ketë ndikim në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës duke penguar në këtë mënyrën dhënien e seancës live në media. Ky është një turp, nuk është normale. Ne kemi votën e qytetarëve dhe askush s’ka të drejtë të krijojë probleme të tilla”.

Ndërkohë debati për buxhetin sapo ka nisur dhe pas disa replikave mes këshilltarëve socialistë dhe atyre demokratë po bëhet një pushim për të rinisur sërish mbledhja. Tensioni u krijua menjëherë sapo nisi debati, pasi këshilltari i PS-së Dalipi e akuzoi kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, se ka mbajtur të fshehur projekt-buxhetin e vitit 2012. Ai i tha se vetëm para 3 ditësh e kemi marrë këtë projekt në dorë, ndërkohë që duhej ta kishim që në muajin nëntor. Sipas Dalipit as në seancat këshillimore me njësitë bashkiake Basha nuk ka dhënë asnjë kopje për krerët e minibashkive. Gjithashtu ai i ka kërkuar sqarime Bashës për shifrën 70 milionë dollarë që ka deklaruar, pasi sipas Dalipit nuk argumentohet se ku do gjenden lekët.

5 komente në “Basha shtyn mbledhjen e Këshillit Bashkiak se po fliste… Berisha”

  1. Tommy says:

    ceta injorante e malokve shkaterroi shqiperine ..po kryesisht Tiranen

  2. Argita_B says:

    Aldrin Dalipi gjate kohes qe ishte keshilltar i PS ne bashkine e Tiranes, nuk u degjua te protestone ndonjehere per betonizimin e saj.
    Ky eshte nje kokerr legeni qe ben politike vetem per interesat e tij, te klanit te tij dhe kerkon te manipuloje popullin e Tiranes duke i dhene te kuptoje se mbron interesat e tyre.
    Jam kundra Berishes, po kjo sdo te thote se te ndjekimù Berishen dhe ta marrin ne dore legene si Dalipi.

  3. Shebeniku says:

    O ARGITA. Sa shumè e informuar qè je. Je mashkull apo femer. Ti shpreson se do ndertohet e zhvillohet Tirana me Kosovrastin. Ha ha ha ha Sa shpejt tè genjen mendja

  4. rezi says:

    C’baba o të keqen edhe ata që e kanë baba prej vërteti ma merr mëndja skuqen kur flet ai në televizor, brockulla që as lopët s’i pranojnë përjashto këtë vicin Argita që vë epitete si legen, e di ajo që Sala e prishi plastikën e Durrësit e s’prodhohen më legena? Ju andej nga Durrësi e dini se keni patur një fabrikë për prodhime plastike, përvec veprave të tjera…E dini sa punonin atje? Pyetje enigmë…ta provojmë ta zgjidhim? jepni ca shifra…

  5. argita_b hipokritja says:

    O Argita je e sigurt se je kundra Berishes se si shume ha nga krahu i tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje