Sipas Censusit të fundit, në zonat rurale të Shqipërisë banojnë 1.3 milionë vetë. Bazuar në raportet e INSTAT-it, 35% e popullsisë rurale është nën moshën 18 vjeç. Pra, nën moshën që ka të drejtë të votojë. Thënë ndryshe, në 8 maj të këtij viti, numri i personave me të drejtë votimi në zonat rurale, sipas INSTAT-it, ka qënë rreth 850 mijë. Ndërkohë, sipas KQZ-së, në zonat rurale kanë votuar gjithsej rreth 857 mijë vetë. Pra, i bie që të kenë marrë pjesë në votim 100% e votuesve ruralë, si dhe të kenë ardhur edhe 7 mijë të tjerë nga emigracioni (duhen të paktën 140 autobuzë për të transportuar 7 mijë vetë)!!!
Ose INSTAT-i na gënjen, ose KQZ-ja – të dyja këto institucione nuk mund të jenë të sakta njëkohësisht…
*respublica.al
O zoti Zaloshnja,
Nuk mbeti puna te shikojme e te komentojme rezultatet e CENSUS-it. Tashme te gjithe e pane diten per diell qe Saliu vodhi votat.
Ajo cka eshte me shqetesuese, eshte arroganca me te cilen ai dhe te tijet, por perpiqen te tregojne se keto vota jane vjedhur, pavaresisht se thone qe kane fituar. Me pare kete sjellje e pame kur u vra Kosta Trebicka. Ai u vra, me sakte u masakrua! Kriminelet u kujdesen qe te dukej qe ishte vrasje makabre! Dhe me pas gjoja me keqardhje thane qe ishte aksident.
Kjo lloj sjelljeje eshte nje tmerr i vertete!
Prisni kur te degjoni e shikoni histori te tjera!
Por uroj te mos i provoni, ndonëse kam frike se rradha do te na vije!
Lepuri more vllai im dihet ku fle,ne shpellat e Saliut,por shpellari na eshte bere kryeqytetari i shqiperis,e meqenese qytetaret e urrejne kete lloj specie shpellash,shpellari si marifetçi qe eshte i mbushe kutit neper shpella dhe i sjell ato ne tirane ti nemuroj ne syte e Arvizus,po si doli mire llogaria e shtyne numurimin dhe nja 2-3muaj dhe kur i dalin tamam llogarite, shpall veten fitimtar.TURP.Ne Spanje u bene zgjedhjet para nje muaji kush pati fatin ti ndiqete ato u mbyllen ne oren 19.00 e jo te vazhdonte deri ne 01 te nates si ne shpellen e Saliut,rezultati doli per 30 minuta, por sipas ligjit nuk duheshin shpallur zyrtarishte pa vajtur ora 20.00, dhe njerzit ne kor numuronin sekondat sikur prisnin ndrrimin e viteve para se te vinte ora ,per 5 minuta u dhane rezultatet, per çdo rreth e parti kaq mbaruan zgjedhjet.
Kjo zgjidhet me nje denoncim ne prokurori por kush ta beje?
Te dyja palet jane te implikuara.
Brenda e ka si gjithnje populli…
Qeke shakaxhi i madh ti Dritano. A do me te dhene nje carcaf te gjate te rasteve flagrante qe jane cuar ne prokurori dhe gjykata ka tallur trapin me faktet.
Ti thua te coj prokuroria ne gjykate nje rast qesharak si ky ku avokatet e qeverise e shkrijne ceshtjen ne gjykate me dy pyejte: A ka ndonje statistike zyrtare sa emigrante erdhen dhe votuan ? Sa eshte gabimi maksimal teorik i njohur ne rezultatin e censusit ?
Te thuash te dyja palet jane te implikuara si me thone qe ti ke dy nena edhe ate qe te ka qit edhe ate qe te ka pas babi dashnore me perpara. Te dyja palet te implikuara jane mete njejtin proces.
Gjaku i Trebickes ju rente kokes sa me shpejt qeveritareve tane talebane dhe atyre te ashtuquajturve “eksperte” amerikane.
Ne gjithe dallaveren e Gerdecit ishte i vetmi person qe te pakten publikisht tregoi integritet.
U prehsh ne paqe dhe u pagofte sa me shpejt gjaku yt !
Per cfare probabiliteti a tendence e mund te flasesh per zgjedhjet ne Shqiperi, kur nuk del aritmetika e thjeshte qe smund te kete me shume vota se sa votues???????????!!!!!!!!!!!!!!
Kjo eshte e vertete dhe e frikshme madje, por cfare diskutoni per shifra, kur ata i ishin shifrat, te numeruara, ne ekrane dhe paturpesisht i mohuan ato….