Gëzuar dhe pranoni 1001 falënderimet e mia!

27 Dhjetor 2011, 21:25Politika TEMA

Nga Bledi Mane- ‘Public Enemy’

facebook.com/bledi.mane

 

Gati 8 muaj më parë, ne ish studentët e gazetarisë të Fakultetit Histori-Filologji UT organizonim “stinën e debateve”, një eveniment ndryshe nga propagandistika e rektorit bolshevik Dhorian Kule. Ftonim çdo javë emra të afirmuar të medias së Tiranës dhe për gati 90 minuta flisnim e debatonim rreth një tryeze të rrumbullakët mjaft lirshëm pa kompleksitetin e konsumuar të studentëve privatë a publikë ndjellës të mediokrtetit. Miqtë e ftuar viheshin “me shpatulla pas murit” nga ne duke u kërkuar llogari edhe për lapsuset më të vogla apo për politikat editoriale që i ndryshojnë sipas stinës politike. Mirëpo projekti ynë u ndërpre pas javës së katërt të tij dhe unë si organizatori e studenti plangprishës i fak-ultetit rrezikova çregjistrimin nga shkolla. Falë altruizmit dhe korrektësisë së dekanit Sh.Rrokaj u mjaftuan me një paralajmërim përjashtimi dhe historia u mbyll për ta e jo për mua.

Kolegët e mi studentë mbetën të shokuar dhe për gati një muaj ne protestuam në heshtje. Arsyeja ishte sa bajate aq edhe qesharake. Tmerrësisht poshtëruese, por edhe nxitëse.

Një nga miqtë e ftuar të debateve ishte edhe ai, armiku i pushtetit të cilit po i mbylleshin të gjitha dyert kudo ku shkonte. Pushteti dhe servilët eunukë të tij kërkonin që edhe studentët e një universiteti publik të kopjonin sjelljen e tyre, por dështuan. Mes kërcënimeve kurvërore ne e respektuam mysafirin dhe debatin e programuar e zhvilluam mbresëlënës.

Ne kishim thyer hundët e servilizmit dhe paaftësisë, kishim sfiduar pushtetin.

Publicisti dhe gazetari Mero Baze ishte mysafiri i radhës në debatet tona, por prania e tij idhnoi dhe nxiu fytyrat e shumë sharlatanëve në atë fakultet. U tentua që takimi të prishej, por dështuan. Zoti Baze vazhdoi i qetë debatin dhe bashkëbisedimin me studentët e gazetarisë dhe para se të largohej na tha:

-Jeni të ftuar të shkruani e të publikoni në faqet e gazetës Tema dhe si gazetarë të rinj që jeni nga mua keni gjithë ndihmën e duhur.

Qysh atëherë shumë nga ne studentët shkruajnë shpesh në gazetën rebele ndërsa unë plangprishësi vendosa të jem permanent dy herë në javë në web dhe print.

Ndërsa sipari i 2011-ës po mbyllet dhe teksa bëj bilancin qesh paksa me vete. Kërcënimet për përjashtim nga fakulteti duken soft para sagës së vuajtjeve që botuesi dhe stafi i Temës hasin çdo ditë. Këto muaj të tërë që kam qenë aktiv në shtyp kam përjetuar dhe unë kalvarin e sharjeve, ofezave, kërcënimeve dhe shpesh tentativën për dhunë nga njerëz që u është prishur rehatia nga opozitarizmi i një gazete “të tmerrshme”. Një gazete që ndryshe nga 95% e shtypit të shkruar shqiptar nuk i bën askujt fresk në këtë stinë të ftohtë politike që ka ngrirë vendin nga lart-poshtë.

Ndaj në opinionin tim të fundit për këtë vit lejomëni të falënderoj si fillim ATA, botuesin dhe stafin modest të gazetës më rebele, më profesioniste dhe me fantastike mbarëshqiptare.

Mirënjohje lexuesve shqiptarë nga Australia në Kanada, nga Afrika e Jugut në Irlandë pa përjashtuar miqtë dhe lexuesit e shumtë edhe këtu në Shqipëri.

Faleminderit dhe gëzuar të gjithëve, gëzuar e ju ftoj ta bëjmë Shqipërinë më të bukur e më të të pasur. Një Shqipëri fisnike dhe më e ndërgjegjësuar nuk do të ketë më vend as për Benin që vjedh votat e opozitës as për Xhikun që vjedh audin e Aldos.

Gëzuar të gjithëve nga Jugu në Veri, të gjithëve pa përjashtim… edhe 2 shoferëve të ambulancave të Spitalit Amerikan të cilët do ta gdhinë 31 dhjetorin poshtë shtëpisë së doktorit që është bërë përfundimisht për doktor.

Gëzuar!!!

43 komente në “Gëzuar dhe pranoni 1001 falënderimet e mia!”

  1. The Sun says:

    Faleminderit Bledi per publicistiken tende gjate 2011 e cila eshte nje vlere shtuar tek Tema dhe per te gjithe median e shkruar shqiptare.
    Te shkrofte pena jote pikante, therese, realiste dhe rebele akoma me shume ne 2012.

  2. SADIU says:

    GEZUAR O BLEDI MANE, GEZUAR DHE GAZETES TEMA, GAZETE QE NUK KA FRIKE DHE THOTE TE VERTETEN PER QEVERINE.

    1. fule says:

      Falenderim i perzemer per Bledi Mane dhe sigurisht te paaritshmin Mero BAZEN.

      Poshte Sali Berisha dhe hordhite e tij shpellare.

    2. Jul Cezari says:

      gazete qe nuk ka frike te thote te verteten per qeverine,por qe nuk na thote asnje te vertete per opoziten…

  3. toni says:

    o Bled je shume high

    1. Epirioti says:

      O Bledi mos e merr si kompliment kete qe thote TONI, se perdoret si shprehje e re per ata te thithin te bardhe tani ne europe dhe amerike. Kur te pyesin: “Mos je gje high” nenkuptojne se mos je i droguar.

  4. tomori beratit says:

    Ta kemi kthyer mbiemrin o BLED nga MANE ne TRIMI dhe e meritoni ju dhe supertrimiMERO BAZE,se bashku me koleget e TEMES ENTONIN,BLERINEN,ERSHELEN dhe BLEDARIN.Jeni me te vertet heronj,jeni duke kryer ate detyre qe shtypi duhet te beje,por e dim qe shtypi jone eshte gati i gjithe me pak perjashtime nje PAçAVURE e ndyre e qeveris hajdute e vrasese.PRA urimet me te mira BLED ty dhe gjith stafit te TEMES

    1. Epirioti says:

      Ç-ja behet me alt+128, ç-ja me alt+135, ë-ja me alt+137 dhe Ë-ja me alt+0203

      1. John says:

        Jam nga macintosh si behet Ë dhe Ç?

        1. Epirioti says:

          Me macintosh qenke high tech or lal!
          E thjeshte fare, thuaj dua nje Ë dhe nje Ç dhe ta nxjerre si Kinect-i per XBox. Vetem foli, mos u tut e mos u dorezo

  5. homeri says:

    Faleminderit blendi edhe per juve urimet me te mira –Nje urim special per gazeten rebele TEMA qe na jep shpresen per nje shqiperi me te mire

  6. Epirioti says:

    Qe nuk mbush mire ti dihet nga te gjithe, por qe edhe shkruan jashtzakonisht lirshem me nje talent dhe shprehi Remarku edhe kete e kam vene re. Te falenderoj per gjithe sa ke shkruar ne kete vit se pas editorialeve te Meros, vetem shkrimet e tua kam lexuar rregullisht. Ju uroj juve Mero, stafit tuaj dhe ty Bledi nje 366 dite te mbara, te sigurta dhe me plot patos dhe frymezuese jo vetem kunder te pjerdho-rrjedhurit Berisha por edhe ndaj skuthave ne PS, dhe sigurisht skalioneve te dyta e te treta ne politike qe bejne te mundur shkaterrimin e dalengadalshem te pasurive, vlerave dhe identitetit kombetar.

    1. Jul Cezari says:

      ti epirioti ke lexuar ndonje liber ne jeten tende? te krahasosh remarkun me bled manen,eshte njesoj si te krahasosh berishen me dante aligerin apo ramen me leonardo da vincin!

  7. Luani says:

    Te jeni krenare se lexoheni me shume endje nga lexues te shumte ….

  8. arber says:

    te rinjte jane e ardhmja, mendoj se mero baze e di shume mire se ku mund te mbeshtetet vizioni i nje gazete opozitare te VERTETE e cila nuk duhet te shikoje asnje ne fytyre, pavaresisht pozicionit qe mbulon…pa KOMPROMIS NDAJ PADREJTESIVE QE I BEHEN KETIJ POPULLI.
    Eshte shume inkurajuese iniciativa e mero bazes per ti lene te rinjte te shkruajne ne TEMA,mendo se kjo eshte nje pasuri per te gjithe!
    urime GEZUAR VITIN E RI TE GJITHE SHQIPTAREVE

  9. luksenburg says:

    Bravo trimi xha JAHOS.BLED je i madh edhe pse kesaj radhe je kursyer ne shkrimin tuaj.Uroj te gjesh gjIthmon mbeshtetjen e kesaj gazete”TEMA” TE VETME NE TREGUN SHQIPTAR:

    1. kukuleci says:

      Urimet me te mira per temen me Mero Bazen ne krye,urime dhe ty Blendi Mane, si shpresdhenes i se vertetes per te ardhemen.Ju perulemi, pse jo edhe Dukes se poezive,ate qe beni ju s’ben dote gjith opozita shqipetare.

  10. Aqifi says:

    Faleminderit edhe ty, Bledi Mane! Pas Meros, je pena me e forte e opozitarizmit ne Shqiperi.

  11. ona says:

    Shume urime per gazeten TEMA,ne vecanti per Mero BAZEN per ty Blendi ,per Filip Cakulli per gjithe stafin e kesaj gazete jeni te mbrekullushem,jeni trima nepermjet jush ne kemi mesuar te verteten dhe bemat e kesaj qeveri ,ju lumte mendja dhe dora,Blendi kam nje vrejtje te vogel per ty mos haro lexuesit e shumte qe ju admirojn ,qe mezi presim te veme ne shtepi per te lexuar gazeten tuaj dhe ne jemi shqiptaret e amerikes .
    Pershendetje dhe urime .

  12. Shqip. says:

    Të kam ndjekur qysh në kohën që dole në TV dhe flisje e denoncoje fakte që të gjithë i dimë por nuk flasim.Kur del dikush e i thot hapur e quajnë të droguar të shkarë e lloj lloj epitetesh.Urime e suksese për vitin 2012 për të gjithë shqiptarët….Kush do të përdor Ëë dhe Çç mund të instaloni nga faqja e gjuhashqipe.com programi AS, tastiera do të rrijë e pandryshuar përveç kllapave katrore ku do të instalohen Ëë dhe Çç.

  13. Landi- Sverige says:

    Urime o permetar trim. Gezuar Bledi dhe gjith stafit te gazetes TemA. Vazhdoni luften tuaj opozitare ndaj ketij pushteti barbaresh, por dhe ndaj cdo qeverie ne te ardhmen per formimim, fuqizimin dhe persosjen e demokracise shqiptare. Gezuar Vitin e Ri 2012!

  14. fieraku4u says:

    O Bledo Gezuar per shume vjet. Merr pak mundimin te lexosh librin e ri te Spartak Ngjeles, edhe aty brenda do te gjesh nje ngjasi midis pushtetit totalitar te Sali Kriminelit dhe te Enver Hoxhes.

  15. S.B & S.B says:

    Urime dhe gezuar Temes dhe stafit te saje.
    Le te jete nje vit i mbare per gjithe popullin opozitar.

    Gezuar dhe pacientit Berisha dhe paste fatin e Berlusconit duke u dergjur ne dyert e gjykatave dhe me ambulancat e burgut tek dera(dhe mundesisht me nafte virxhin ne serbator).

    Gezuar!!!!!!!

  16. fatmiri says:

    Ndjen kenaqesi nga keta te rinj qe e duan jeten dhe Shqiperine gjithmone te ré, pa keta pleqte e qoshese qe nuk dine ta leshojne dhe jane bere barriera me e madhe e ecjes perpara. Bledi duket ne horizont nje e ardhme bashke me shoket, por valle do ta çajne dot muzgun demokratik qe ka krijuar Dhori Kule me doktorin qe ka semurur shqiptaret? Ne qoftese nuk terhiqen shpresat jane te medha dhe per pleqte te shohin ndonje dite behari. Ju uroj nga zemra GEZUAR FESTAT dhe me nje Shqiperi te lire!

  17. Merimanga says:

    Gezuar Bledi per shum vjet dhe mot me shum se sot!!

    Erfurt

  18. Lulip says:

    Urime e gezuar vitin e Ri 2012 per Blendi Manen dhe gazeten heroin Tema per kontributin e jashtezakonshem qe keni dhene ne mrojtje te drejtesise e demokracise ne shqiperi.Ne vitin e ardhshem nga ju dhe gazeta tema pritet me shume ne luften per vendosjen e drejtesise,shtetit ligjor dhe futjen e shqiperise ne rrugen e demokracise se aspiruar.Blendin nuk e njohe por shkrimet e tij e bejne te njohur.Keshtu si e keni nisur vazhdoni se do keni urime ne jete te jeteve nga shoqeria progresiste Shqiptare.Ndersa gazetaret sahanlepires jane harruar qysh tani,ata do te ken tani e ne vazhdim percmimin dhe mallkimin e botes shqiptare.

  19. arvanites says:

    Urime te gjithe rebelave. Kohe te veshtira na presin por ne fund fitorja do jete e jona.

  20. rezi says:

    Gëzuar dhe ty Bledi si dhe gazetës Tema. Suksese, suksese dhe sjellshi gjithnjë në shkrimet tuaja problemet që populli kërkon ti zgjidhë. Jemi vërtetë të nderuar që gjejmë tek ju përgjigjen e shumë pyetjeve, dhe nga zëmra uroj ditë të gëzuara në 2012-ën, ushqimi shpirtëror juaji na e rrit shpresën për të ardhmen. Përshëndetjet vijnë nga Skandinavia.

  21. Malsori says:

    Te dashur Blendi e Mero! Gezuar e ju qofte nje vit i mbare ky qe po vjen,vazhdoni keshtu se keni gjithe Popullin dhe Rinine qe ju mbeshtet(jo rinine me mehmet elezit e PPSH ne krye).

  22. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    O Blendi,
    Po neve te USA perse nuk na pershendet fare ti?
    Ke shku deri ne Afriken e Jugut kur thua : “Mirënjohje lexuesve shqiptarë nga Australia në Kanada, nga Afrika e Jugut në Irlandë pa përjashtuar miqtë dhe lexuesit e shumtë edhe këtu në Shqipëri.”, dhe neve te ju-es-ej na ke harru ?

    E kishe pa qellim me dashje apo pa dashje me qellim ?

    Jo per nai gjo por na bohet qejfi kur na pershendesin ata qe duken se do behen shtylla e medias ne Shqiperi.

  23. Arber says:

    Bledi,
    Urimet me te mira nga nje lexues pertej oqeanit qe me ne fund eshte mrekulluar me shkrimet e tua, zgjuaresine dhe trimerine tende.
    Shqiperia do te ishte ndryshe sikur gazataret te mos e nderronin profesionin e tyre misionar me nje grusht parash te vjedhura nje populli te rraskapitur.
    Deshiroj me shpirt qe 2012 te sjelle me shume Bledi e Mero, e shume me pak Frrok-Ballinj, e Frangaj-Fevzinj…
    Edhe njehere urime ju dhe gjithe gazetareve fisnike qe nuk i jane perkulur Doktorit te pasherueshem dhe bandes qe ka sjell nga pas…

    Pershendetje,

    Arber – Canada

  24. Aleksander says:

    10 here urime per kete qe na ofron, dhe 10 here te tjera urime qe je permetar…Urime !

  25. Antitalebani says:

    Bledi Mane,

    Me fal qe te drejtohem me emer, por me ben te ndihem shok me ty dhe po te drejtohem keshtu. Me ben te ndihem shok me ty, ne mendimet e tua, me ato qe shpreh ne artikujt qe shkruan.

    Te pershendes dhe te UROJ shume vite te tjera te shendetshme, fizikisht dhe moralisht. Te Uroj qe te kesh fuqine dhe ndjenjen e te shkruarit bukur sic ke bere deri tani.

    Me respekt per JU,

  26. Gushekuqi says:

    Kam besim se shume shpejt do te vije dita kur gazetaret Artan Hoxha e Mero Baze do te dekorohen me medaljen e trimerise.Gezuar festat te gjitheve,te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen dhe ne vecanti,stafit te gazetave TemA dhe Shekulli.Respekte te gjitheve.

  27. nilahotovfrasher says:

    Pershendetje te uroj nga zemra Gezuar Gezuar 2012
    Me urimin tuaj kerkoj dhe pak guxim dhe trimeri,na e fal nga pak mos u bej kurnac…..Juve ju kercenojne per heqje na fakulteti te tjereve per heqje nga puna ku do te vemi keshtu…ne demokracidiktature.
    Me beri pershtypje festivali salla bosh as per te gezuar nuk gezojme dot,jo me te tjera…
    Gezuar .

  28. Leone-53 says:

    Vitin e shkuar kam URUAR vetem gazeten TEMA ne Shqiperi! Edhe kete vit 1001 urimet e mia, si e vetmja gazet qe “sjell” tek ne emmigrantet realitetin shqiptar ashtu sic eshte ! Milano.

  29. koli says:

    Ore bledi me gjithe fytyren e cuditshme qe ke, ke nje stil shkrimi shume te pelqyshem.
    Gezuar festat dhe jepi me shume.
    Koli

  30. keli says:

    A doni me per Belulin ???!!! Kete ke bere o Bledush dhe kete do te vazhdosh te besh edhe ne 2012 e me tej,se nuk ke kualitet per gje tjeter. Kujtoj ketu vetem shkrimin e rendomte ( ne formen e intervistes ) marre supergazetarit Muhamed Veliaj…..A doni me per Belulin ???!!!
    TEMA vetem harxhon letren si edhe hapesiren ne sitin e saj me shkrimet e tua ore Bledush dhe varferon shume cilesine e saj me mendimet e “vyera” te tuat.

    Gjithe shqiptareve te ndershem Gezuar dhe Mbaresi per 2012.
    Zoti ju bekofte.

  31. LILOLABJA says:

    GEZUAR VITIN E RI 2012 !Faleminderit gazetes Tema dhe personalisht gazetarit MERO BAZE ,qe na ofron kete nivel ,duke ju lene dhe ju nje vend qe ju e kini justifikuar ate dhe do donim qe vendi juaj te mos ndronte nga kjo gazete .Jeni per ne zeri opozitar dhe gazetaret e vertete qe dine te bejne shume mire detyren e tyre.Uroj qe ky vite te jete viti ku doktoret nuk kane çte bejne me dot me “doktorin “,tja presin shpresat ne gjuhen e popullit .

  32. BARO CORROGJAFI says:

    URIMI ME I ZGJEDHUR ESHTE AI PER DY SHOFERAT E AMBULANCES QE DO TA GDHIJNE FESTEN E VITIT TE RI POSHTE SHTEPISE SE DOKTORIT,PER T’I ARDHUR NE NDIHME ATIJ QE ME TE VERTETE ESHTE BERE PER DOKTOR . ATA E MERITOJNE URIMIN ME PLOT GOJEN SE NA SHPETOJNE AJKEN E KOMBIT-

  33. skifteri says:

    te lumte dhr ty blendi se bashke me meron dhe ndonje tjeter shqiptar apo gazetar jeni trma .

  34. land deda says:

    je figure bledi bashke me temen jeni te pa pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje