Partia e re e Topit starton në pranverë, gati strukturat

28 Dhjetor 2011, 11:53Politika TEMA

Partia e re e Topit tashmë është në fazën përmbyllëse të përgatitjes nga qendra në bazë. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se burimet nga drejtuesit më të lartë të kësaj partie, që mendohet të jenë dhe nënkryetarë në ditën e shpalljes në pranverë pas përfundimit të reformës zgjedhore, saktësojnë se ka përfunduar faza e parë që është ngritja e strukturave nga Tirana dhe në rrethe, për të qenë gati në ditën e legalizimit zyrtar të kësaj partie të qendrës së djathtë.

“Partia e re pritet të ketë në gjirin e saj pesë deputetë të PD që militojnë aktualisht në Kuvend, një ministër, ish-ministra dhe deputetë, akademikë, ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit” shkruan ndër të tjera e përditshmja Shqiptarja.com.

26 komente në “Partia e re e Topit starton në pranverë, gati strukturat”

  1. dritani says:

    Po intelektuale???

    1. PLIDR says:

      Shpresojme qe kjo levizje ti shpetoje fytyren te djathes se vertete sot; qe perfaqsohet nga shpellare si SALA dhe Xhozi. Ndryshe PS do behet absolute me 2013 dhe nuk do kete opozite kur te vije ne pushtet

      1. leon says:

        Ne se edhe kjo parti e re,do te kete qellimin e vetem FITIMIN E PUSHTETIT E JO NDERTIMIN E NJE SHTETI TE BARABARTE PER TE GJITHE SHQIPTARET,sic kane bere deri me sot ne Shqiperi,DO TE JETE NJE FATKEQESI ME TEPER NE KURRIZ TE POPULLIT!!!Edhe ky PLIDR,qe komenton me siper si simpatizant i partise se re te Topit,nuk e ka hallin tek SHQIPERIA,POR SE MOS PS-ja behet pa opozite!!!Boll me me LUFTEN “TE GJITHE SHQIPTARET KUNDER TE GJITHEVE”,gje qe na ka cuar ne nje PERCARJE TOTALE!!!Boll me me LUFTEN E RE TE KLASAVE,QE I KA NDARE SHQIPTARET NE 100 PARTI,QE URREJNE NJERI TJETRIN ME SHUME SE ARMIKUN!!!Boll me me VJEDHJEN E VOTAVE,se nje PUSHT-ET I VJEDHUR ESHTE FITORE SI E PIRROS!!!SE PIRRO-ja KOT NUK ISHTE SHQIPTAR,NJELLOJ SE BARBARI SHPELLAR SALI BERISHA!!!

  2. Argita_B says:

    Dhe pse ndofta Topi mund te kete propozime konkrete per politiken shqiptare, fatkeqesisht partite politike po shnderohen ne ndermarje tek te cilat punesohen njerez.
    Pra politika shihet si nje mundesi per te bere kariere, per tu punesur, pra per te jetuar me politike se si nje kontribut qe i duhet dhene shoqerise.

  3. bulevardi 90. says:

    mos boni te njejtat carlliqe si per here!nuk ka parti e Topit apo e Bamirit,po qe se do ti vini keto emra ka mor fun pa u bo. n.q.s. do kete parti si e kina pas onder ne para 90 dhe si o servir deri tani nen zo ina gati,per nryshe vari caret si te tjerave perpara ksaj.partia enverit,e ramizit e sales e sabriut e skenerit e Derrit e Doses e metes e rames. ka mo emra shkerdhatash se nuk me kujtohen?

  4. h.shqiptari says:

    Pershendetje!
    Z.Topi mundohu te jesh me kembe ne toke dhe mos abuzosh me njerezit qe do marresh per te ndihmuar rreth teje.
    Militantet i kane kthyer partite ne bordello, dhe ne makineri abuzimesh.
    Nqs do qe te kesh sukses ne politike qendroji larg ujqerve te etur per pushtet dhe perkrah brezin e ri qe jane te vendosur per ta bere Shqiperine.

  5. melo says:

    perse asnje gazete nuk ka botuar intrevisten e Arvizuse dje ne top channel ku thote shume qarte se persona me rekorde kriminale jane ne poste kyce ne qeveri-u habita sa qarte e shkoqur e tha dje -perse nuk i behet jehone kesaj -dicka do ndodhe pasi ai kot nuk e ka thene kete-duhet ta shkruaj tema,shqiptarja,shekulli dhe cdo gazete tjeter qe nuk shkon si lakej mbas berishes-Botoheni sot me te madhe ta shohe populli qe amerika po e thote hapur ate qe ne kemi kerkuar prej saj.

    1. hipokrizu says:

      o melo..po afron 1 vjetori i 21 janarit dhe asnje nuk eshte denuar per
      ngjarjen me makabre te filmuar ne shqiperi. dhe me flori ta shtroje arvizuja ate vend ai nuk e mbulon perdhosjen e shqiptareve me emrimin
      e berishes “burre shteti” ..shkurt arvizuja mbajti hapur anen e vrasesve
      kjo eshte nje hipokrizi biles e shemtuar..

  6. Saimir koka says:

    Me padurim po presim startimin e partise me te re ne Shqiperin e plencave.Shpresojme qe kjo parti me drejtues nje njeri qe sa e kishim ne presidence nuk u ngrit asnjehere ne nivelin e nje presidenti(perveç vetullave te vrejtura here pas here)te nje vendi e akoma me keq kur nga mbrapa i vijne edhe çuditerisht edhe gazetare te nivelit te M.Bazes!Do me ndjente me shume siku te krijonte parti M.baze se sa B.Topi.Shqiperia nuk ka nevoje me per parti vegla te dala nga boja, se ka boll te tilla e per pasoje do ta tejlodhi kete popull edhe me shume sepse kur shikon qe nen drejtimin e saj eshte nje kukull e i pafuqishem per nje parti me reputacion.Uroje qe populli shqipetar ta kuptoje nje here e mire se shqiperia nuk vuan per parti por per njerez me moral e identitet e jo per keta qe kane dale nga menget e saliut e nga lloj lloje pazaresh te shemtuara vetem per interesa personale e jo per kete popull qe meret vetem me kartolinat e E.Rames!Kjo eshte fatkeqesia e radhes.

    1. ADRI says:

      Epo me mire Partia e Bamir Topit. Te pakten Bamit Topi eshte njesh ka nder e dinjitet familjare personal e nuk ka nga e kap Berisha. Eshte me grade shkencore Profesor e Doktor i shkencave. E berisha nuk ka me shume se ai.
      Eshte djale Tirane e jo i rritur ne fshat e pabuks.
      Eshte njesh.
      E kane per nder ata qe e ndjekin nga pas.
      Te lumte Bamir Topi e te Uroj Suksese ne kete Nisme dhe Krijimin e kesaj Partie te Re Per Shqiperine e Shqipetaret.
      Urime e Gjithe te Mirat.

  7. kola says:

    Dhe pas zgjedhjeve partia e Topit per aresye “kombetare ,patriotike dhe te integrimit”do te beje aleance me Sali Berishen ashtu sic bane ma pare Xhuveli,Nano per presidentin dhe Iliri per” integrimin europian”.Keshtu partia e Bamirit do te jete nji parti xhuveliane e re.

  8. Tironci Lugano says:

    Paradokset Shqiptare.Nje parti e djathte qe i behet reklame nga e majta.E qe ketu fillon e humbet vleren cdo koment.

  9. baca mertur says:

    te shpresojme te mos jete ujku me lekure qengji me te cilen PD tenton te “kenaqe” (ne prapaskene)ata qe kane ngelur te pakenaqur prej saj ..
    une si nje shqiptar i mire qe e dua realisht kete vend , dhe pa keta njerez ish komuniste qe dihet shuumeee mire se kush i vendosi ne pushtet
    kam shuuumee po shuumee dyshime se nje gje e tille do ndodhe ,
    specialiste per levizje me bel kemi boll neve!
    ne te kundert nqs eshte nje impenjim i sinqerte i zoterise ne fjale per te bere dicka ne kete vend atehere duhet lavderuar,por…gjithsesi nuk mund tua marre komplet elektoratin 3 partive te tjera…se si do shkoje?do rrime e do shohim …cirk po shohim perdite ..pa para e kemi !!
    lum si ne !!!

  10. tourkofagos says:

    parti korrakesh,varu qillon,,,,,

  11. Shkupi says:

    O shqiptare,Topi eshte 20 vjet ne politiken shqiptare,eshte i konsumuar aq sa jane te konsumuar Gramoz Ruci dhe Namik Dokle.Ne skenen politike duhet te vijne njerez te rinj,qe nuk i kemi provuar.Vete titulli,,…gati strukturat,,don te thote se behet fjale per parti komuniste.Partia ende nuk eshte formuar ndersa strukturat i paska gati,po kush i formoi ata struktura,kush i votoi,si ishte procesi i votimit,…Te nderuar vellezer,keto jane presionet e fundit te Topit ndaj PD-se per te rikandiduar ne postin e Presidentit.

    1. GANI BOLJA says:

      O SHKUPI
      KAM LEXUAR DIKU NJE SHKRIM TE GANI MEHMETAJ NGA KOSOVA QE MUND TE THEM SE DHE SLLOBODAN MILLOSHEVICI PO TE NGRIHEJ NGA VARRI NUK DO SHKRUANTE ME MIRE PER TE PERCARE SHQIPTARET..DHE TI DUKESH QE JE NJE FECE E TIJ BILES
      ME ERE ME TE QELBUR.

  12. Arben LLALLA says:

    Në qoftë se Bamir Topi to emërojë njerëz që dikur janë konsumuar nëpër partitë e tjera , atëhere më shumë dy deputet nuk fiton, sepse populli ka nevojë për imazhe të reja dhe jo për njerzit që janë infiltruar nëpër partitë shqiptare me detyrë spiunazhi.Kuptohet për tu shërbyr të huajve…

  13. hugo says:

    NQS SHKEPUTE 5 DEPUTETE PERSE NUKE E RREZONE QEVERRIN DHE TE ZGJIDHETE PERSERI PRESIDENTE

  14. Madeinlezha says:

    O turkofag, ne llafollogjine tende nuk ka me shume se 10 fjale, e nga keto 8 jane: korrak. ….fjalor korrakesh!

    1. tourkofagos says:

      pa harruar dhe 3 te tjera,qe mund te ti fal kur te te duhen,,,,ok!

  15. Lirim says:

    Partia e Bamir Topit, qe pritet te shpallet, eshte shpresa e vetme per Shqiperine e shqiptaret, mendoj qe te gjithe militantet e PD duhet t’i bashkohen pa hezitim. Edhe anetaret e militantet Partise Republikane, qe deri tani i kane dhene votat PD, duhet t’i bashkohen partise se re te Bamir Topit, sepse Partia Republikane ka mbaruar si egzistence, ajo parti deshtoi ne te gjithe programet, si ne programin nacionalist edhe ne ate te pronave. Deshirat e republikaneve jane te njejta me planet e parise se Bamir Topit. Te bashkohen te gjithe demokrate e Socialiste per shpetimin e Shqiperin=se dhe integrimin ne Evrope.

  16. Arben LLALLA says:

    Zgjedhjet që do të mbahen më 2013, do sjellin përçarjen e PD, ku partia e re e Bamir Topit do fitojë 5 mandate të cilat 4 do ti rrëmbejë nga PD dhe një mandat nga votat e humbura andej-këtej. LSI si parti, nuk do të mundi të sigurojë më shumë se 3-4 deputet.PS do jetë fituese, por do ketë një kualicion të vështirë për ndarjen e ministrive me partitë Fantazmë. Tek e fundit të gjithë do bëhen bashkë për të çuar në pension Sali Berishën i cili ka shfaqur shenjat për të qenë Perandori i shteteve të shqiptarëve në Ballkan.Pra, Berisha nuk i intereson mbretëria e Shqipërisë, por të shpallet Perandor i shqiptarëve në Ballkan.

  17. Ajet Delaj says:

    Parti e Qendes se Djathte apo shtojce e projektit “Andropov”ne politiken Shqiptare.

    E drejta e cdonjerit per te krijuar Parti politike kur nuk e gjen veten ne ato ekzistuese.
    Tani per hir te se vertetes kane rendesine e vet te pamohushme si Partia shtu edhe lideri i partise. Kur them partia nuk kam ne konsiderate parullen e Leninit por filozofine e demokracive perendimore pra pozicionin dhe programin e partise. Deri tani dime qe lideri i partise do te jete z Topi dhe partia do pozicionohet ne qendren e djathte, por nuk dime akoma principet themelore te nje formacioni te djathte ne nje shoqeri post komuniste. E para qendrimin qe do mbaje partia e z Topi ndaj Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise pasi si President e ka shkelur me te dyja kembet persa i perket ceshtjes se prones private. Pasi z Berisha dhe tere te djathtet pervec Partise Repuplikane nuk e kane votuar kete Kushtetute dhe deri vone e kane quajtur Kushtetuta e Mark Avdise. Pra a do e njohin kete kushtetute apo do punojne per nje kushtetute te re ku se paku te percaktoje grabitjen e prones e te mos kete kontradita i kjo ekzistuesja pasi gjer tani te tere kane qene ne unison per te grbitur pronen e konfiskuar me zjarr e hekur nga komunistet.
    Cfare qendrimi do te mbaje partia e z Topi ne lidhje me te persekutuarit dhe te zhdukurit nga diktatura komuniste pasi z Topi nuk isht dakort as me nje ligj gjysmak sic qe ligji i lustracionit dhe nuk i eshte degjuar zeri per pese vjet per te 5000 te zhdukurit e diktatures pervec dekorimit te prokurorit te te ndierit Xhelal Koprenca.
    Cfare qendrimi do artikuloje z Topi ne lidhje me Drejtesine shqiptare si me e korruptuara e globit kur si Kryetar i KLD nuk ka realizuar gje apo se paku ti paraqiste parlamentit nje platforme vertete te rendesishme qe premtonte ne ndryshimin e situatave ne drejtesi gje qe mund ta perfshinte ne programin e tije nese nuk doihte marre ne konsiderate nga shumica qeverisese.
    Cfare konceptesh ka z Topi per organizimin e zgjedhjeve ne shqiperi pasi nuk kemi degjuar ndonje prononcim per zgjedhjet e 2009 e te 2011 dhe i ka dekretuar pa koment dhe brenda kohes.
    Une per vete nuk shikoj dicka ndryshe ne filozofine dhe performancen e z Topi jo vetem per keto 5 vite si President i Repuplikes por as qe kur eshte prfshire ne politike ne 1996 pasi per hir te se vertetes shume politikne te formacionit te djathte jane demokrate te 1996 e me te rinj. Eshte e drejta e cdonjerit te pozicionohet ne politike majtas apo djathtas edhe sot apo edhe te nderroje krahet por profesorat e universitetit te mos angazhoheshin per rrezimin e diktatures aq sa eshte rrezuar apo me keq te rreshtoheshin perkrah saje eshte nje minus i madh ne karakterin e cdonjerit.
    Nese z Topi paraqet nje program te qendres se djathte me te tera parametrat e tije dhe ne themel te programit te vendosi lirite dhe te drejat themelore te njeriut bazuar dhe mbeshtetur ne parimet dhe vlerat e nje shoqerie demokratike e antikomuniste shqiptaret nuk kane arsye perse nuk duhet ti besojne pasi shqiptaret po mbushin 100 vjet qe mashtrohen e vetemashtrohen.
    Per nje parti te qendres se djathte ne nje shoqeri postkomuniste te projektit “Andropov” percaktimin partise nuk ja japin artikujt e gazetave apo deklaratat e demagogve te perjetshem por pozicioni qe ato kane ne lidhje me te persekutuarit dhe te zhdukurit e diktatures, pozicioni qe ato marrin ne lidhje me pronen e grabitur dhe kthimin e saje pronareve legjitime por edhe qendrimin qe kane per pronen private dhe shenjterimin e saje ne pergjithsi.
    Respektimi i prones private e rregullave te ekonomise se tregut eshte celsi i mrekullise ekonomike, i luftes ndaj korrupsionit dhe funksionimi i shtetit ligjor.
    Ketu ne Amerike nese ta merr mendja me zaptua nje prone pronari nuk shkon ne gjykate por therret policine dhe policia e merr dhe e dergon ne gjykte si zaptues dhe jo e kunderta sic ndoll ne Shqiperi ku pronari sullet dyerve te dejtesise dhe zaptuesi vjel te mirat e prones se huaj.
    Pra partia e z Topi ka hapsira te pamata dhe te pashfrytezuara ne qendren e djathte nese realisht deshiron qe te jete e tille por jo vetem do kete ku te marre pervoje por do siguroje edhe mbeshtetje te konsiderueshme jo vetem ne diaspore por edhe ne institucionet perendimore. Shqiperia nuk eshte Shqiperia e 90tes eshte Shqiperia e 2011 ku shqiptaret jane ingranur pothuaj ne te tera institucionet e rendesishme perendimore shteterore dhe private ku me garanci te plote mund te them e klientela e pushtetit te Tiranes dje dhe sot do jete e paperfillshme ne raport me mbeshtetjen e fituar per nje formacion realisht te djathte.
    Cdonjeri ka te drejten e tije jo vetem te krijoje formacion te ri por edhe te ridimensionofet ne politiken shqiptare ne funksion te implementimit te demokrcise dhe vlerave te saja.
    Kush ka per qellim te punoje per shqiperine e shqiptaret Zoti e ndihmofte.

    AJET DELAJ
    New York

  18. albani says:

    PLIDR thote: “… Ndryshe PS do behet absolute me 2013 dhe nuk do kete opozite kur te vije ne pushtet.” Po ku te le Sali Berisha te vije dikush tjeter ne pushtet. Ate njeri “pushteti” er mban gjalle, ndryshe katandiset nje kufome, sikurse edhe eshte. Partia e re, duyhet te mbvledhe ne gjirin e vet njerezit me te perkushtuar per demokracine dhe shtwetin ligjor, njerez me nje moral dhe ndergjegje qytetare dhe jo shpellare, njerez qe u dhimbset Atdheu dhe poipulli. Si puna e Sali Shpellar malok Berishes dhe Jezefine Calamanes, Shqiperia ka plote, me tonelata si psh.: Artan Hoxha, Henri Cili, Frrok (me dy rr) Cupi, Blendi Fevziu, Artur Zheji (Artur Hurja Hipi), etj., etj.

  19. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Nuk i besoj kesaj partije, Topi te dale perpara shqiptareve per te denuar vrasjet e 21 janarit si vrasje politike.

  20. Bran Palokaj says:

    mbase jam un Injornat, po cfare do me then STARTON… a te dhefsha trut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje