Shumë nëna e gudulisin fëmijën e tyre për qejf. Por për britaniken Sanchia Norris, është një mënyrë për ta mbajtur të birin të gjallë. 1 vjeçari Benn ndalon së marri frymë disa herë gjatë natës dhe nëna e tij nxiton ta gudulisë që të nisë sërish të marrë frymë.
Norris, 41 vjeç, sinjalizohet nga alarmi kur ai ndalon së marri frymë dhe vrapon në dhomën e tij.
“E gudulis në këmbë, nën mjekër, ose në stomak. Duhet gjetur një mënyrë që të nisë të marrë frymë sërish. Një natë i ka ndaluar frymëmarrja për 23 herë dhe çdo herë e gudulisja për të rinisur frymëmarrjen,” thotë Norris.
Benn vuan nga apnea, një nga problemet më të zakonshme që prek bebet e lindura para kohe. Ajo shkakton ndalimin e frymëmarrjes për 20 sekonda pasi bebeve nuk iu është zhvilluar siç duhet sistemi nervor.
Sa edhimbshme te te vuaje foshnja.
Zoti i dhente jete e shendet.
… sherim te shpejt.
shume i miiiil bebushi
Qofte me jete te gjate !
me vjen keq per kete foshnje …semundje e veshtire ..si e Saliut…Lirija i fut gishtin ne bythe gjate nates qe te marri fryme KarDoLokuGu
apnea nuk shkaktohet nga mos zhvillimi i sistemit nervor por nga bllokimi i rrugeve te frymemarrjes qe mund te sjelle pasoja si iposia cerebrale apo dhe ngadalesim te zhvillimit mendor por qe me kura ose nderhyrje edhe kirurgjikale ne rruget e frymemarrjes zgjidhet cdo gje.