Bota nuk është e përgatitur për katastrofat

27 Dhjetor 2011, 13:00Lifestyle TEMA

Bota është ‘rrezikshmërisht e papërgatitur’ për katastrofat e ardhshme për shkak se vendet e pasura nuk po bëjnë sa duhet, paralajmëron Sekretariati për Zhvillimet Ndërkombëtare.

Drejtuesi i kësaj agjencie, Andrew Mitchell thotë se shumë vende nuk po paguajnë për fondin e ngritur për këtë qëllim.

Ky Sekretariat u ngrit pas tsunamit vrastar të vitit 2004, që la mbi 150 mijë të vdekur. Por BBC njofton se fondi i ngritur nga Kombet e Bashkuara nuk është ndihmuar nga shumë vende.

Vetëm sivjet shumë katastrofa natyrore goditën planetin, duke bërë që fondi të mos rezistojë. Kështu, në fillim të vitit ishte tsunami në Japoni, më pas tërmeti në Zelandën e Re, kriza e urisë në Afrikë, përmbytjet në Pakistan dhe Filipine, etj.

 

Donatorët më të mëdhenj të fondit

Britania – 94 milion stërlina

Suedia – 74 milion stërlina

Norvegjia – 67 milion stërlina

Hollanda – 54 milion stërlina

Kanadaja – 41 milion stërlina

Spanja – 20 milion stërlina

Gjermania – 16 milion stërlina

Australia – 13 milion stërlina

SHBA – 6 milion stërlina

Japonia – 3 milion stërlina

Franca – 720,000 stërlina

Kina – 500,000 stërlina

 

1 komente në “Bota nuk është e përgatitur për katastrofat”

  1. vlora 1 says:

    Pse o Sal nuk dhe 1 milion sterlina t`ja dhisje Kines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje