Zbardhen dy misteret që trazuan Krishtlindjet

26 Dhjetor 2011, 13:44Lifestyle TEMA
Zbardhen dy misteret që trazuan Krishtlindjet

Një dritë misterioze u shfaq në qiell në natën e Krishtlindjes dhe u pa në Evropën Qendrore. Mediat gjermane raportuan për dritën misterioze, duke mos lënë mënjanë edhe aludimet. Meqë menjëherë nuk iu vu një emër këtij fenomeni, njerëzit nisën të ëndërrojnë.

Por Agjencia Hapësinore Europiane ka zbardhur jo vetëm këtë mister, por edhe atë të dy ditëve më parë, që lidhet me një top misterioz në Namibi.

Sa i përket dritës në qiell, AHE thotë se ka qenë një raketë ruse Sojus, që po dërgonte tre astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Ndërsa misteri i dytë ishte ai i një topi metalik të gjetur në një shkretëtirë në Namibi, Afrikë. Kërkuesit thonë se nuk është gjë tjetër veçse një depozitë karburanti për një raketë, e cila shërben për të hedhur satelitët në hapësirë. Topi misterioz nxiti kuriozitet të madh dhe në internet nisën teoritë konspirative se mund të bëhej fjalë për një sinjal alien. Por tani rezulton se është thjesht një depozita e karburantit e një rakete “Ariane 5”, e cila përdoret nga Agjencia Hapësinore Europiane për të lëshuar satelitët në hapësirë.

8 komente në “Zbardhen dy misteret që trazuan Krishtlindjet”

  1. alban says:

    shume mire kta ruset, lek nuk kan e lek shpenzojne

  2. Shqip. says:

    Haha mos ishte @ e zotit ajo sfera, ka ngelur monokojth ?

  3. shefqeti says:

    Topi misterioz eshte koka e Fevziut

    1. Humori says:

      Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!\
      Po qe i ke ra fiks ne koke!
      Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!

    2. Gjergji says:

      Shefqet, je i modh! Ha, ha, ha,… koka e Fejziut… E papame kjo!

    3. Arditi says:

      Hahahahahahahahaha.
      Hahahahahaha.Shume e forte kjo.Hallall plako.

  4. Albi says:

    C’lidhje kane ruset me Raketat franceze ARIANNE?????????

  5. bullshit says:

    dhe me e bukura, dolen disa duke na imponuar te besojm ne ufo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje