Tamam një dhuratë në kohë Krishtlindjesh!

24 Dhjetor 2011, 13:45Lifestyle TEMA
Tamam një dhuratë në kohë Krishtlindjesh!

Një çift nga Oklahoma në SHBA po kërkonte në një faqe në internet për adoptimet, kur pa një bebe kineze. Ata menjëherë u dashuruan me sytë e saj. Në atë kohë ata nuk mund ta shihnin fytyrën e plotë të bebes për shkak se ajo kishte një shenjë të madhe të zezë.

Diçka e tillë cilësohet një shenjë e keqe në Kinë dhe për këtë arsye, bebja ishte gjetur e braktisur në një kuti kartoni.

Shenja në fytyrë ishte edhe një rrezik për shëndetin e saj, pasi mund të kthehej në një melanoma malinje.

Por çifti amerikan nuk u tërhoq, ata e morën beben, e cila tani në prag të Krishtlindjeve feston edhe heqjen e njollës nga fytyra.

Mjekët që realizuan operacionin thanë se kishin shumë frikë për shkak se ishte një shenjë shumë, shumë e madhe. Por pas më shumë se nëntë orësh, operacioni doli me sukses.

17 komente në “Tamam një dhuratë në kohë Krishtlindjesh!”

  1. Rani says:

    Paska qene me te vertete superbeb me shans.

  2. Ina-N says:

    Mos ka patur edhe Argita Berisha nje te ngashme kur ka qene e vogel per te cilen e derguan ne France me porosi te shokut Hysni Kapo. Mbase e kam info te gabuar.

    1. Lugat says:

      100% e sakte, ne ate kohe eshte i vetmi rast qe eshte derguar jashte shtetit per kete problem, i vet mi.

      1. ALBAN SHQIPETARI says:

        Kjo qe thoni eshte me se e saket une e di se ekame pasur komshi dhe edi kete gje cfare ti beshe,Sala ishte i perviligjuar ne ate kohe kurse sote kryeminister.

        1. Ina-N says:

          Besoj e kuptoni pse Berisha per 21 vjet me radhe nuk e ka sulmuar kurre “klanin Kapo” dhe pasardhesit e tyre.

    2. analist says:

      Sakte. Ka qene gjysem majmun atehere,tani eshte bere gjysem zagareshe!

  3. emer says:

    Ketij cifti te mire, zoti i dhente jete dhe gjitshka te mire ne kete bote. Sa larg jemi ne me ta. Kushdo qe e lexon kete lajm habitet me zemergjeresine dhe guximin e ketyre njerezve.

  4. hajriu says:

    Hallall çiftit dhe jete te lumtur vajzes.

  5. Gj. Fishta says:

    Rrofshin e gëzofshin për gjithë jetën! Vajza ka hequr njollen e turpit te prinderve biologjike dhe iu eshte kthyer shendosh e mire adaptuesve! Rrofshin!

  6. Sali=Geddaf says:

    Me mbush me gezim ky lajme:) me behet qejfi qe ka njerez ne bote qe kan ndjenja njerzore, bravo per kete cifte qe treguan meshire per nje femije, e sheruan dhe po e rrisin sikur te ishte femija i tyre….

  7. Frank says:

    Jete te lumtur familjes dhe shendet femijes !

  8. ALBAN SHQIPETARI says:

    Ju lumte keti ciftit AMERIKANE qe e shpetuan kete yllin e vogel…

  9. linda says:

    Ne bote ka plot njerez me ndjenja te tilla. Sikur ne Shqiperi te kishim sadopak ndjeshmeri te tille ndaj te varferve dhe te braktisurve. Eshte ceshtje kulture te mbrujtur me shekuj. Jemi ende larg ketij mentaliteti. Afer pallatit ku banoj une, jeton nje grua e ve ruse. Nje dite, teksa po dilja nga pallati, disa qen endacake iu afruan dhe ajo, duke u perkedhelur koken, u tha “Femijet e mi, jeni shume te mire dhe me vjen keq se nuk kam c´tju jap tani per te ngrene. Ejani me vone qe nena t´ju ushqeje”. Me beri shume pershtypje. Kjo ehte kulture dhe njerzillek.

    1. X says:

      sidomos ruset njihen per “njerzillek” te madh shume.

  10. Anduelinda says:

    sa lajm i bukur. Une di dhe raste kur kane adoptuar femije down ose antikape. Keto jane raste te ralla qe i bejne njerez me shpirt te madh.
    Ketu ne shqiperi nuk ndodh kurre dhe jemi njekohesisht nder vendet e fundit per bamiresi.
    Nga pervoja ime mendoj se cdo femije eshte i mrekullueshem.Une e kam gjetur djalin 6 vjec dhe kemi tre vjet bashke e kemi nje lidhje te vecante me njeri tjetrin.
    Nuk e kam problem qe nuk kam nje femijen tim. Do tia kushtoj jeten time ritjes ne menyren sa me te mire te tij(Nuk e ka nenen.)Sot eshte e vishtire e sidomos ne shqiperi te risesh femijet me kushte sa me te mira. Nje femije eshte mjaftueshem per ta kenaqur sa me shume te jete e mundur.

  11. eduart says:

    Femije ben kushdo, edhe kafsha, po problemi eshte ti rritesh dhe ti edukosh ato si duhet- thojne ketej nga North America.Cdo vit per krishtlindje, grumbullohen mbi 30milion $ nga donacionet private ketu ne toronto,qe perdoren per ndihme sociale.Biresimet, donacionet- kto jan dy nga karakteristikat qe e dallon kete shoqni, kjo asht America.Milioner ka dhe shqipnia, po kerkush nuk fal i lek per donacion.Ky asht tipari themelor qe dallon Ameriken nga Kina, rusia apo india qe kan nje rritje te madhe ekonomike keto vitet e fundit.

  12. Ina25 says:

    Bravo.Uroj qe te jene nje familje e lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje