Këto ditë media perëndimore po zien për skandalin e implanteve të gjoksit në Francë. Shteti ka deklaruar se do rimbursojë kostot për të hequr implantet për mijëra femra, të cilat janë në rrezik. Por implantet e rrezikshme nuk janë përhapur vetëm në Francë, por në mbarë botën. Tani Interpoli ka shpallur në kërkim menaxherin e firmës PIP që ka përgatitur implantet e dëmshme.
Jean-Claude Mas është në kërkim pasi ka përdorur silikonin, që duhej të përdorej në dyshekë, për të prodhuar implante gjoksi. Firma e tij PIP ka falimentuar, ndërsa ai është në arrati dhe mendohet se mund të jetë në Kosta Rika.
Ministria franceze e Shëndetësisë u ka kërkuar 30 mijë femrave, në një urdhër të paprecedent, që të heqin implantet e gjoksit. Në Francë ka pasur së paku tetë raste kanceri nga këto implante.
Firma PIP ka prodhuar në kohët më të mira rreth 100 mijë implante në vit, që janë shpërndarë në 65 vende.
keshtu te gjen denimi kur mundohesh te zbukurosh(shemtosh) ate qe te ka fal i madhi Zot ne menyren me te mire…dhe bjen preh e kompanive qe behen milioner ne saje te injorances se shum femrave.
net,
te pershendes me recitimin me poshte:
http://www.youtube.com/watch?v=G9xGCeIERlY
Nuk e di pse nuk ma postun dje.
S.A
ama n se kam hallin e sonila mecos