Kjo është ajo që ëndërrojnë vajzat e vogla. Të bien në dashuri me një princ të pasur, të martohen me të dhe të jetojnë përgjithmonë të lumtur.
Por për fat të keq, për ish- modelen Nivin El Gamal, jeta reale nuk është një përrallë.
Ajo ka dalë përpara një gjykate në Londër, pasi pretendon se është martuar me sheikun Ahmed Al Maktoum, një nga njerëzit më të pasur në botë me rreth 19 miliard sterlina pasuri. Ajo thotë se është martuar në një ceremoni islamike në Londër katër vite më parë.
Ai e mbuloi me dhurata të shtrenjta e me shuma parash, ndërsa ajo ngeli shtatzënë.
Por kur ai u martua me një kushërirën e tij mbretërore në vitin 2008, i dha duart asaj pa ceremoni dhe mohoi të kishte pasur ndonjëherë marrëdhënie më të- duke e quajtur thjesht një ‘partnere seksuale e rastit’. E quajti kurtizane që u ngjitet pas meshkujve të pasur që t’i blejnë gjëra.
Ai madje refuzoi të njohë atësinë e fëmijës derisa bëri një test ADN-je me emrin e rremë Robert Smith, që konfirmoi se ai ishte babai.
Gjykata në Londër ka pranuar se ka pasur një ceremoni martesore islamike në apartamentin e sheikut në janar të vitit 2007, përpara një imami dhe me dy dëshmitarë nga stafi i sheikut.
Por gjykata tha se ajo martesë nuk njihet nga ligji britanik.
El Gamal, modelja e lindur në Egjipt në një familje të njohur, thotë se e ka njohur sheikun në Dubai. Sheiku Ahmed është drejtues i linjës ajrore Emirates.
El Gamal tha se të paktën gjykata njohu martesën. Ajo tani pret që sheiku ta quajë djalin e tij si legjitim sipas ligjit islamik. Megjithatë sheiku e ka bërë një akt bamirësie për të birin. Ai jeton me të ëmën në një pronë që kushton 3 milion sterlina, në qendër të Londrës.
Sa ngjajn nga pamja greket me arabet,sikur te jene vellezer!
…..hiqe “sikur” , thjeshte jane vellezer
Pa shikohu njehere ne pasqyre o kapterr!!
Fiks si ky po ftyra si molle e kafshuar e fishkur!!
Sa per hajrien me poshte NO COMMENT!
O Lypsi kur te me shohesh kam frike se ….jo jo nuk po e them se eshte banale.
Per ty jam i sigurt si je,me qe te djeg kur flitet per jevgjitet greke.
Por qe arixhijt ose Ciganet kan qene perqendruar per here te pare ne Greqi per nje koh te gjate,duke lene jo vetem gjurmet gjenetike por edhe kulturore nga ku pastaj u perhapen neper Europe mund te lexosh Heinrich von Wlislocki dhe do te sqarohesh perse grekeve u thone arixhij.Sepse jan me shumice te tille dhe nuk duhet ta marrin per ofendim.
Lypsi thuaj te drejten perse e braktise Greqine,ngaqe atje beje xing me ngjyren, apo per interesa ekonomike?
Edhe kjo modelja me te futur ja ka pasur…dhe gjeti cfare kerkoi…
sa e mire qe eshte !!