Një britanik do të kalojë sezonin festiv pas hekurave për shkak se policia zbuloi në banesën e tij një bimë kanabisi, të zbukuruar si pemë Krishtlindjesh.
46 vjeçari Ian Richards e kishte dekoruar pemën e tij jo dhe aq me kujdes. Megjithatë ai u dënua me 18 muaj burg për shkak të kultivimit të kanabisit. Policia gjeti në shtëpinë e tij të tjera bimë kanabisi.
Policia tha se Richards pretendoi se i kishte bimët për përdorim personal, por shtoi se aty kishte potencial për sasi të mëdha kanabisi.