Bashkohet me familjen shtatë vjet pas tsunamit

23 Dhjetor 2011, 20:02Lifestyle TEMA
Bashkohet me familjen shtatë vjet pas tsunamit

Ky është momenti kur një vajzë që mendohej se ishte vrarë nga tsunami në vitin 2004 bashkohet më të atin, Jusufin.

Vajza, e identifikuar vetëm si Uati, tani 15 vjeç, ishte vetëm 8 vjeç kur u nda nga familja ndërsa dallga gjigante goditin fshatin e saj në ishullin e Sumatras.

Nëna e saj, Jusniar, u përpoq të shpëtonte nga uji bashkë me tre fëmijët, por humbi nga sytë vajzën.

Uati u zhduk në ujë

Nëna arriti të shpëtojë dy fëmijë, por humbi vajzën, për të cilën mendoi se kishte vdekur.

Familja bëri disa tentativa për ta gjetur, por pa sukses.

Por të mërkurën gjyshi i vajzës, Ibrahimi, takoi një shok në qytetin Meulaboh. Ai i tha se kishin gjetur një vajzë që nuk mbante mend familjen e saj.

Ajo u gjet e ulur në një kafene dhe kur u pyet tha se kishte arritur në qytet nga Banda Aceh dhe po përpiqej të gjente familjen.

Ibrahimi menjëherë dyshoi se ajo ishte Uati dhe kontaktoi djalin e tij.

Bashkë me të shoqen ata e njohën vajzën e tyre për shkak të një nishani dhe të një shenje në bërryl, të cilën e kishte bërë kur ishte gjashtë vjeç.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me Uatin gjatë këtyre viteve.

Tsunami i vitit 2004 u provokua nga një tërmet me magnitudë 8.9 ballë dhe shkaktoi më shumë se 150 mijë viktima.

1 komente në “Bashkohet me familjen shtatë vjet pas tsunamit”

  1. eri says:

    zoti eshte i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje