Përplas Lamborghini-n e sapofituar në llotari

26 Dhjetor 2011, 11:50Lifestyle TEMA
Përplas Lamborghini-n e sapofituar në llotari

Ky fat zgjat vetëm gjashtë orë.

David Dopp, nga Utah, SHBA, fitoi në një llotari një Lamborghini Murcielago me 640 kuaj fuqi.

Duke pozuar me vajzat e tij përpara makinës jeshile, ai deklaroi se kërkon ta shesë atë për të fituar rreth 300 mijë euro.

Por ndërsa po bënte një xhiro prove, në një kthesë me akull ai doli jashtë dhe e përplasi xhevahirin e makinave sportive.

Tani do e shesë atë si makinë të aksidentuar, sepse nuk merr dot as kompensim si siguracion.

Në fakt Dopp i njeh mirë makinat me motorr të fuqishëm- por jo të voglat, ai është shofer kamioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje