I zbulon audiencës mesazhet e nxehta me të dashurën

24 Dhjetor 2011, 19:27Lifestyle TEMA
I zbulon audiencës mesazhet e nxehta me të dashurën

Në momentin që të gjithë të quajnë “Djali i teknologjisë”, atëherë duhet të jesh aq i zoti sa të mos bësh gabime të tilla. Por nuk ka ndodhur kështu me Leo Laporte, të mbiquajtur “The Tech Guy”, që çdo muaj ofron këshilla teknologjie për miliona njerëz në SHBA. Në fakt është një emër i njohur, por ekspertiza e tij nuk e ka ndaluar që gjatë një emisioni të shfaqë për audiencën një mesazh privat në Google chat me shefen e tij. Në mesazh Laporte i shkruan shefes, Lista Kentzell: “Eja lart, jam i zhveshur në krevat”. Ajo i përgjigjet: “Të dua”. Laporte sërish: “Akoma kam aromën e shijen tënde. Të adhuroj”.

Laporte shkruan në faqen e tij se është i martuar, por disa informacione bëjnë me dije se mund të jetë në prag divorci. Kjo gafë do e shpejtojë mesa duket akoma më shumë ndarjen.

3 komente në “I zbulon audiencës mesazhet e nxehta me të dashurën”

  1. Aishja prej Sauku says:

    Leo ka dasht me ja bo surprize grues per krishtlindje,lajmin se ka dashnore duhet se do e knoqe gruen e “mister tekut”.Nuk osht nonji hata e madhe.Sot burrnia nuk eshte me ja thane grues drejtperdrejti se kerkon ndarjen,por me e bo publike fillimisht ne FB(libri i Ftyres)ose ne twitter(zogu),sic bon Edi Rama upozit ndaj Berishes.Jetojme ne kohe moderne,me nji gure friksojne zogun ene zbardhim ftyren ose ua bon glacen zogu ene u nxijne ftyren.

  2. hahaha says:

    aishe nuk ka ta ha qeni shkopin ne perkthime e kam thone une je intelegjente, lum zeni qe te ka apo s’te ka sepse lexove diku se nuk mbaje mend qe ishe e martume apo jo. me duket se po e pergatit ene ti zenin duke ja dhene lajmin online.

    ke te drejte, jemi ne kohe moderne behet dashuri ne kohen e qelbesirave.

  3. Kanina says:

    Veshtire se e ka bere pa dashje… asgje nuk i shpeton atyre, por kushedi sesi e ka pas hallin….

    V.O Shume dobet forumi sot…ku jane te perhereshmit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje