Datën 30 dhjetor 2011 nuk do e përjetojë askush në Samoa. Shteti i Paqësorit ka vendosur që të kalojë nga e enjtja në të shtunën direkt.
Vendi turistik, i pozicionuar mes Zelandës së Re dhe ishujve Hauai, njihet për sloganin “Aty ku dielli perëndon së fundmi”, por tani do të heqë dorë nga data 30 dhjetor duke ndryshuar kështu kalendarin. Në këtë mënyrë Samoa do bëhet vendi i parë në botë që përshëndet Vitin e Ri. Deri më tani ishin të fundit që përjetonin perëndimin e fundit të diellit në mbyllje të vitit. Por ndryshimi ka edhe shkaqe ekonomike. Shkëmbimet ekonomike ata i kanë me Zelandën e Re, Australinë dhe disa vende në Azi. Por ata ishin një ditë pas tyre. Kështu, kur aty ishte e premte, në Zelandën e Re ishte e shtunë. Në ishujt Samoa ka pasur ngazëllim për këtë vendim, por edhe zemërim. Disa besimtarë të krishterë thonë se Zoti nuk do e pranojë diçka të tillë.
ah more samoas juve zoti ju ka bekuar sa s’ka ku te shkoje me. jetoni ne parajsen mbi toke.
ju s’keni nevoje fare per dite jave se per ju ka menduar zoti vetem ruajuni nga hitleri sali se po ju gjeti nuk keni derman. thoni shyqyr zotit qe eshte injorant dhe nuk e njeh mire harten e botes vetem serbin dhe bashkimin sovjetik – mef al rusine njeh ai!