Familja mbretërore spanjolle zbulon se sa paguhen

28 Dhjetor 2011, 20:13Lifestyle TEMA

Familja mbretërore spanjolle ka publikuar për herë të parë financat e saj. Sipas BBC, mbreti Juan Carlos paguhet 292.752 euro çdo vit nga shteti.

Mbreti paguan 40 përqind taksë mbi të ardhurat e tij. Ai merr 140.519 euro si pagë dhe pjesa tjetër janë shpenzime.

Princi i kurorës, Felipe, merr 146.376 euro. Mbretëresha Sofia dhe tre princeshat marrin në total 375.000 euro. Buxheti total për familjen mbretërore ishte 8.4 milion euro për vitin 2011.

Familja mbretërore ka një staf prej 500 vetësh dhe mbi 4 milion euro të totalit prej 8.4 shkojnë për ta.

Pallati mbretëror bëri me dije se zbulimi i këtyre shifrave i shërben transparencës dhe kohëve moderne.

7 komente në “Familja mbretërore spanjolle zbulon se sa paguhen”

  1. fule says:

    Ilir Meta, Shkerdheni, Arqita dhe Ministrat e Carit Sal, jam i sigurte qe ngerdheshem me keto fitime vjtore.

    1. Ton says:

      Hahahahaha!! Me kenaqe. Shkerdheni?? Arqita?? Hahahaha!

  2. Shumë bukur për transparencën….!Por,sa ndihmë i dha borxhit të qeverisë spanjolle,që po rrënohet…nga buxheti i saj,familja mbretërore…?
    Këtë shifër kemi nevojë të mësojmë,më tepër se transparenca…!

    1. DuaPune says:

      Tepelena, s’ka per tu rrezuar Spanja kollaj si Greku. Pse kujtoni ju se nuk do kete turista Spanja? Nuk do kete Europiane, por Amerikanet do leshohen te paret sa te zbutet pak Euro vs. Dollarit. Kur te shkoj euro me dollarin 1 me 1 shikoni ju si do rregullohet BE.

      Dhe e dyta eshte qe recesioni duhet. Deficiti ne buxhet eshte thjeshte politike e keqe e qeverise se Spanjes, asgje me teper. Ekonomia hecen, por me ngadale.

  3. analist says:

    8,4 milion € ne vit…. jo keq per disa parazite te neveritshem qe vetem me kurvlleqet e tyre mbushin faqet e gazetave.

  4. hahaha says:

    sipas statistikave, spanja ben me shume fitim me vere sesa vendet arabe me nafte dhe tel eshe menjane fitimet nga vaji i ullirit dhe turizmi. ku shkojne keto fitime mor monarke “trasparent”?

  5. Xha Temja says:

    Si lum ju te dashur komentues. ju kam zili. Vazhdoni vellezer plakuni me hallet e botes. Dhurata me e cmuar qe na la udheheqsi i ndritur dhe i pa harruar. Dhe meqe me doli ne shteg, di ndonjeri ndonje gje, e sollen Elianin ne Kube?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje